Politikë

Gjikondi në Report TV: Pas 11 dhjetorit Meta i bashkohet Berishës! Andoni: Ish-kryeministri do të tërhiqet, nuk ka forcë përballë SHBA-së

11 Nëntor 2021, 22:33| Përditesimi: 11 Nëntor 2021, 22:42

  • Share

TIRANË- Analistja Brizida Gjikondi ka deklaruar në studion e 'Report Tv' se fill pas Kuvendit Kombëtar që pritet të mbahet nga Partia Demokratike në 11 dhjetor, LSI ka planifikuar që më 15 dhjetor të mbajë Konventën Kombëtare. Sipas saj, kjo është një shenjë që tregon se Ilir Meta dhe Sali Berisha do të bashkëpunojnë, ndërsa parashikon për presidentin të njëjtin fat si Berisha, shpalljen non gratta nga SHBA.

"Në datën 15 dhjetor është një projekt i partisë së LSI-së, 4 ditë pas kuvend të PD, që të mbajë edhe LSI kuvendin e saj. Unë e shoh si një ravijëzim si një konturim i një aleance mes Metës dhe Berishës, si një aleancë ku bashkohen personazhe që kanë të njëjtën fat përballë Amerikës. Nuk është fare çudi që këti kuvende të jenë organizuar në mënyrë të tillë për të treguar që ne jemi një forcë e madhe përballë jush dhe ju nuk mund të bëni me Shqipërinë çfarë të doni. Dhe kjo është e gjitha për interes personal dhe për të bërë kurban stabilitetin e Shqipërisë për ti treguar Amerikës që ne ekzistojmë dhe pavarësisht Bashës dhe të tjerëve ne jemi përballë", tha Gjikondi për Report TV.

Për analistin Ben Andoni, ish-kryeministri Sali Berisha do të tërhiqet nga kjo luftë, kjo sipas tij sepse asnjë parti në Shqipëri nuk e ka forcën të përballet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Andoni nuk përjashton mundësinë që mes Berishës dhe Bashës të ketë një pakt.

"Berisha do ulet, do tërhiqet absolutisht sepse përballë ka SHBA dhe nuk janë të fortë asnjë strukturë politike të përballet me ShBA në vendin tonë. (...)Jo nuk e besoj sepse po të respektohej statuti ne do kishim zhvillime të qarta që në këto ditë, sidomos ditën e sotme që afron afati teknik për shqyrtimin e dokumentacionit. Nuk është çudi që të bëjnë pakt sepse Berisha nuk mund t'i bjerë murit me kokë dhe muri që ka përballë është DASH, ndërkohë që Basha ka pjesën kryesore në parlament dhe ka pjesën efektive që përballet me ligjin, me parlametarizimin. Ajo është PD e vërtetë, e ligjshme", tha Andoni.

Por Gjikondi nuk ndan të njëjtin mendim, ajo thotë se në këto 8 vite Basha ka dashur që të shpëtonte nga 'kthetrat' e Berishës.

"Ndryshe nga zoti Andoni mendoj që nuk ka më kthim mbrapa Basha që të ketë një pajtim ose unifikim të qëndrimit të tij me Berishën. Përfundimisht i shikoj të ndarë aq më tepër e njohim karakterin politik të Berishës. Berisha të keqes i shkon deri në fund. Aq më tepër që Basha tani nuk është vetëm ka në krah një aleat të fuqishëm që është Amerika. Unë mendoj se edhe vetë Basha ka dashur që ta shpëtoj dikush nga kthetrat e Berishës në këto 8 vite", u shpreh Gjikondi.  

Thirrjen e Kuvendit Kombëtar nga Berisha, Gjikondi e cilëson nul, sepse sipas saj është në shkelje të statutit të Partisë Demokratike. Analistja shpjegon se për të mbledhur Kuvendin duhet që një  muaj përpara të ngrihet një komision me 5 veta të thirrur nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha të cilët më pas marrin në shqyrtim iniciativën e 1/4 së delegatëve.

"Unë mendoj që PD tani ka të mbartura të gjithë krizat që i janë mbledhur në kohë. Firmat që ka marrë Berisha, që me statut sipas nenit 43 duhen 1/4 e nënshkrimeve të delegatëve, nuk mendoj se janë firma që kanë të bëjnë me demokratizimin e PD dhe me vizionin e saj për tu bërë një parti siç ka emrin. Berisha ka rreth vetes të gjithë njerëzit qejfmbetur nga Basha dhe të gjithë njerëzit që janë të paqartë në rrugën prej kurbani që po i çon Berisha, i cili kërkon të bëjë PD kurban të kauzës së vet. Ai e di që ka një kauzë të humbur, ai e di që kurrë s'ka për tu bërë kryeministër i shqiptarëve sepse që të bëhet kryeministër i shqiptarëve duhet të votohet nga shqiptarët dhe jo nga Partia Demokratike. Ai ka ngritur maksimalisht adrenalinë negative në prag të datës 11, ai do që ta çojë këmbën në fund të gazit që të politizojë dhe polarizojë politikën shqiptare, jo vetëm të PD. Gjithçka që ka bërë ai deri më tani është nul edhe ligjërisht edhe politikisht nga statuti i PD, sepse për të mbledhur kuvendin duhet që një muaj përpara të ngrihet një komision 5 veta të emëruar nga kryetari i PD, Basha dhe merr në shqyrtim iniciativën e 1/4 të delegatëve q duan që të mbledhin këtë kuvend dhe ata vendosin rendin e ditës dhe kushtet e rendit të ditës. Ndërkohë Berisha duke injoruar këto rregulla që ai vet i nxjerr bën nul këtë statut që për hir të vërtetës është një nen i mbartur edhe nga statutet e mëparshme nuk është se i është vënë dorë nga ndryshimet që ka bërë Basha", vijoji Gjikondi.

Sali Berisha depozitoi dje firmat për të cilat pretendon se janë 4200 ,në zyrën e kreut të Këshillit Kombëtar për thirrjen e Kuvendit, i cili pritet të mblidhet më 11 dhjetor. Krahas kalimit në filter të drejtimit të Lulzim Bashës, Berisha ka paralajmëruar edhe ndryshime statutore, të cilat ende nuk janë përkthyer në një draft. Megjithatë, për PD-në zyrtare, Lulzim Bashën e Gazment Bardhin, Berisha thjesht po luan 'blofin' dhe se nuk i ka mbledhur as 1/4 e firmave të nevojshme për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?