Skuadra e Interit

 Gjimshiti i shënon Interit, Atalanta mposht zikaltërit pas 7 fitoresh radhazi

11 Nëntor 2018, 14:48| Përditesimi: 11 Nëntor 2018, 14:51

  • Share

Atalanta i ka dhënë fund ecurisë prej shtatë fitoresh radhazi të Interit në “Seria A” pasi e ka mundur me rezultatin 4-1 duke u konfirmuar si ‘macja e zezë’ e zikaltërve. Në Bergamo Atalanta e nisi me një ritëm të frikshëm takimin dhe goli nuk vonoi. Hatebur kaloi në avantazh vendasit në minutën e 9-t, ndërsa deri në fundin e pjesës së parë të besuarit e Gasperinit patën shance të arta për të dyfishuar dhe trefishuar rezultatin. 

Gjithsesi me fillimin e fraksionit të dytë të lojës skuadra e Spalletti-t barazoi rezultatin me Ikardin që ekzekutoi saktë një penallti të fituar nga Politano. Kur pritej përmbysja e miqve nga Milano, Atalanta mori frenat e lojës duke shënuar golin e dytë me Mancini-n. Pas këtij moment reagimi i Interit është i dobët dhe në minutat e fundit vendasit realizuan edhe dy herë të tjera me shqiptarin Xhimshitin dhe argjentinasin Gomez. 

Përveç ndeshjes Interi humbet edhe Brozovic për sfidën e ardhshme pasi mesfushori u ndëshkua me karton të kuq. Për t’u theksuar edhe fakti që Gjimshiti dhe Berisha bëjnë një paraqitje të përkryer para se t’I bashkohen kombëtares për dy ndeshjet e ardhshme.

Napoli ndërkohë ka marrë tre pikë shumë të vështira në transfertën e Xhenoas. Ekipi i drejtuar nga Anchelotti e nisi në malore takimin pasi në minutën e 20-t vendasit kaluan në avantazh me Kouame. Pas shumë tentativash në një fushë të rënduar nga shiu, Napoli gjeti barespeshën në minutën e 62-t me blerjen më të madhe të verës, mesfushorin Fabian Ruiz. Kur dukej se dy skuadrat do të ndanin pikët, pak para fundit të lojës një autogol I Xhenoas I dha fitoren 1-2 Napolit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?