Gjinushi: Rama gaboi me PS-në

13 Prill 2012, 13:39| Përditesimi:

  • Share
TIRANË – Kryetari i PSD, Skënder Gjinushi është deklaruar sot kundër cdo vendimi të marrë së fundmi nga PS, lidhur me rikthimin në Kuvend.
“Rikthimi i opozitës në Kuvend përbën gabimin më të rëndë të Ramës. Kursi i ri është i dështuar dhe i shërben vetëm qeverise dhe jo vendit. Unë them se në Shqipëri është ligjëruar korrupsioni”, tha sot Gjinushi.

Në një konferencë për shtyp Gjinushi iu referua edhe zhvillimeve të djeshme në Kuvend. Sipas tij, u konfirmua se Kuvendi nuk ekziston më si institucion.
“Presidenti është zhveshur nga pushteti. Gjykata kushtetuese nuk ka asnjë funksion kushtetues, ndërsa opozita është e nenshtruar në parlament”, deklaroi kreu i PSD-së.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?