Foto ilustruese

Kronikë

Gjirokastër, 63-vjeçarja goditet me thikë nga i biri, përfundon në spital! I riu me probleme të shëndetit mendor

29 Prill 2021, 22:47| Përditesimi: 29 Prill 2021, 22:48

  • Share

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Këlcyrë mbrëmjen e sotme, ku një 63-vjeçare është goditur me thikë nga i biri. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se 63-vjeçarja me inicialet  F. L. ka marrë plagë në kokë, pasi i biri, 29 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, e ka goditur me thikë. Ajo është dërguar në Spitalin Rajonal  Gjirokastër, por nuk dihet gjendja shëndetësore në të cilën ndodhet.

Policia shoqëroi autorin në ambientet e Postës së Policisë Këlcyrë, për të vijuar me procedurat e mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?