Politikë

Gjirokastër, ngrihet task-forcë për trashëgiminë kulturore

10 Tetor 2021, 19:57| Përditesimi: 10 Tetor 2021, 20:00

  • Share

Monumentet kulturore të Gjirokastrës do të jenë prioritet i ministrisë së Kulturës edhe në këtë katër vjeçar. Ministrja Elva Margariti njoftoi ngritjen e një Task-Force ndërinstitucionale, si një përkujdesje më shumë për këtë zonë. Task Forca synon rijetëzimin dhe restaurimin e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe vendosjen e tyre në shërbim të zhvillimit të turizmit.

‘Jemi këtu për fazën e parë të ngritjes së këtij projekti, të hartimit të projekteve për problematikat e ndryshme, të kemi një listë paraprake që nismat tona t’i shtrijmë përtej ministrisë. Ne do të kemi mundësi që punimet ti fillojmë në janar në mënyrë masive.’- tha Margariti.

E shndërruar në një kantier ndërtimi, investimet në zonën muzeale të Gjirokastrës synojnë transformimin rrënjësor të qytetit. Pavarësisht investimeve, shqetësim mbetet humbja e vazhdueshme e banesave të vjetra karakteristike si pasojë e braktisjes nga vetë pronarët dhe mungesës së investimeve për ruajtjen e tyre, duke rrezikuar peizazhin historik të qytetit.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem: 11/10/2021 04:15

    Kane 50 vjet qe vetem projekte per Gjirokastren dhe pese shpi kane rregulluar. Thjesht vidhni leket apo keni merak pacen me qaf pazar!

    Përgjigju
  • Iris: 11/10/2021 00:48

    Pronaret duan t'ua restauroni qyl dhe pastaj keni per te pare si do u dalin zot.Me e mira eshte qe shteti t'i pyes per here te fundit ne se i duan,po thane po,detyroini t'i restaurojne,nese thone jo,kalojini ne pronesi te shtetit,restauroini dhe ktheini ne bujtina me emrin e te zoteve,p.sh //Shtepia e Kokalareve//.Shteti t'ju paguaj familjeve te drejten e perdorimit te emrit,kurse cdo fitim tjeter t'i kaloje shtetit,meqe keto shtepi u braktisen nga te zotet e tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?