Gjirokastër/ Zjarr në fshatin 'Arshin Lengo', era favorizon përhapjen e flakëve

24 Korrik, 16:18| Përditesimi: 24 Korrik, 16:26

  • Share

Gjirokastër - Zjarr në fshatin "Arshi Lengo". Flakët kanë rënë fiks në zonën pyjore me pisha afër zonës urbane.

Zjarri i favorizuar nga bimësia e thatë dhe e dendur dhe nën ndikimin e erës është përhapur dhe po merr përmasa shqetësuese.

Në vendngjarje është i gjithë efektivi i shërbimit zjarrfikës Gjirokastër nën drejtimin e komandant Gramoz Llapi, është bërë dislokimi dhe ndarja e efektivëve në pikat kyçe për të parandaluar depërtimin e zjarrit në drejtim të fshatit.

Në ndihmë te zjarrfikësve në operacion janë përfshirë dhe 30 forca vullnetare dhe 6 punonjës me kontratë.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?