Gjirokastra hap sezonin, ‘vishet’ me motive tradicionale

8 Maj 2022, 21:54| Përditesimi: 8 Maj 2022, 22:10

  • Share

Në përpjekjet për një turizëm gjithëvjetor, Gjirokastra e shmangu këtë vit traditën e çeljes zyrtare të sezonit turistik. Fundjava e parë e majit veshi rrugët e kalldrëmta me një ngjyrat e qilimave dhe motive tradicionale.

Spektakli i veçantë solli në Pazarin e Gjirokastrës demonstrime publike të traditës së punës në tezgjah, shoqëruar me kënde të ndryshme muzikore të polifonisë, muzikës instrumentale dhe grupeve live të jetës së natës.

'Nga muaji Maj e në vazhdim do të ketë aktivitete të vazhdueshme të cilat do të organizohen nga shoqata aktive dhe Bashkia Gjirokastër, dua tu uroj të gjithëve një sezon të mbarë.'- tha Akbert Haloçi.

Pjesë e eventit që gjalleroi fundjavën gjirokastrite u bënë qindra vizitorë dhe turistë.

Pjesë e aktivitetit u bë edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ministrat homologe nga Kosova dhe Maqedonia dhe kryetari i Bashkise Gjirokaster Flamur Golemi.  Gjirokastra ka nisur një 2022 të suksesshëm në turizëm duke arritur të tërheqë vëmendjen edhe falë eventeve të shumëllojshme dhe fundjavave të pasura me aktivitete.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?