Ronaldo në ndeshjen e Juventusit me Chievon

Gjithë bota me sytë nga Verona, Ronaldo nuk shkëlqen siç pritej, Juventus sërish fiton

18 Gusht 2018, 20:07| Përditesimi: 18 Gusht 2018, 20:10

  • Share

E gjitha bota e futbollit sot ishte me sy e veshë nga Cristiano Ronaldo, por debutimi i tij te Juventus ka qenë për t’u harruar. Portugezi nuk ka arrritur të shënojë, por Juventus të paktën ka përmbysur në Verona ndaj Chievos, me rezultatin 3-2.

Ndeshja nisi mirë për kampionët në fuqi, teksa Khedira shënoi që në minutën e tretë. Por në minutën e 38-të Stepinski ka barazuar shifrat dhe pjesa e parë është mbyllur 1-1.

Në fillimin e pjesës së dytë janë vendasit sërish ata që shënojnë, kur Chiacherini kthen në gol një penallti. Pas shumë përpjekjeve, Juventus realizon golin e barazimit 2-2 pas një autogoli. Në fund është Bernardeschi që i jep fitoren 3-2 Juventusit në javën e parë.

Ronaldo është përpjekur me cdo kusht të shënojë golin e tij, cka do t’i kishte dhënë fitoren Juventusit në start, por nuk ia ka dalë dot.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?