Yuri Kim dhe Adriatik Llalla

GJKKO i sekuestron pasurinë Adriatik Llallës, Yuri Kim: SPAK po jep rezultate

3 Dhjetor 2020, 18:17| Përditesimi: 3 Dhjetor 2020, 18:36

  • Share

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka përshëndetur vendimin e GJKKO-së për të sekuestruar pasuritë e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Kim shkruan se SPAK po jep rezultat në luftën kundër korrupsionit dhe se SHBA është në mbwshtetje të plotë të zbatimit të Reformën në Drejtësi.

"SPAK po jep rezultate, duke përdorur Ligjin Anti-Mafia për të luftuar korrupsionin. SHBA vazhdon të mbështesë fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi, siç kërkohet nga populli shqiptar  dhe në përputhje me statusin e Shqipërisë si Aleate e NATO-s dhe aspirante e BE-së",  shkruan Kim.

Disa ditë më parë, ambasadorja Kim i rikujtoi se Adriatik Llalla vijon të jetë në listën e zezë të Departamentit amerikan te Shtetit dhe qëndron në fuqi heqja e vizës së tij duke e ndaluar bashke me familjen që të hyjë në SHBA.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestrimin e 5 pasurive të paluajtshme të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, konkretisht një apartament banimi në Durrës me sipërfaqe 67.2 m2, tokë arë me sipërfaqe 4.5 mijë m2, tokë arë me sipërfaqe 12 mijë m2 në Tiranë, tokë arë me sipërfaqe 3 mijë m2 në Tiranë si dhe një tjetër tokë arë, me sipërfaqe 2.2 mijë m2 ndodhur në Tiranë. Në vitin 2019, ish-Prokuroria për Krimet e Rënda, sot SPAK, mori nën hetim ish-kryeprokurorin Adriatik Llallën, nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Dosja u referua në Gjykatën Speciale me akuzën e mosdeklarimit të pasurisë. Pas vendimit për rrëzimin, u nis një procedim i ri pasuror me ligjin Anti-Mafia, e cila ka kërkuar sekuestro të re dhe nuk merr për bazë gjykimin e mëparshëm. Në vitin 2020, SPAK nisi një tjetër hetim pasuror ndaj Llallës, që sot përfundoi me vendim sekuestrimi nga GJKKO.

Komento

Komente

  • visi: 04/12/2020 18:39

    vetem pas reagimit te fuqishem....e moren kete mase..dhe jo se do e merrnin po te mos kishte reagime...sa per drejtesine tone atij nuk i hynte asnje ferr ne kembe...

    Përgjigju
  • Denis: 03/12/2020 20:20

    Ashtu shoqa Lenka. Vetem se sekuestrimi eshte gjendje kalimtare. Kur te vendoset konfiskim mund te thuhet qe "e beri punen".

    Përgjigju
  • Populli: 03/12/2020 18:40

    Ska mundesi ..cudi nuk e besoj mos jemi ne enderr..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?