TIRANË- Oficerë të Byrosë Kombëtare të hetimit të mbështetur edhe nga policia e shtetit kryen kontrolle në 7 banesa të ish gruas e bashkëjetueses aktuale të Arben Ahmetajt dhe familjarëve të tyre në Tiranë dhe Durrës. Bastisjet e kryera në kompeksin Nobis pranë Liqenit Artificial, në Selitë dhe në Durrës në zonën e Hamallajt, u kryen në zbatim të vendimit të dhënë nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK. Gjyqtari Erion Bani ka firmosur urdhërat e kontrolleve në kuadër të hetimeve për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj i cili dyshohet për tri vepra penale, korrupsion, pastrim i produkteve të veprës penale dhe mosdeklarim e fshehje e pasurisë.
Burime të Report Tv thanë se se agjentët e Byrosë Kombëtare të hetimit, të ndihmuar nga Policia e Shtetit ushtuan kontrolle në banesën e Ahmetajt dhe bashkëjetueses së tij Erjola Hoxha, si dhe familjarëve të saj në Gjirin e Lalëzit. Në Tiranë kontrollet u përqendruan në një kat të plotë pallati që Ahmetaj e kishte pasur me qira më parë pranë liqenit Artificial dhe tek dy apartamente ne zonën e Selitës. Ambienti i kontrolluar tek kompeksi Nobis, në hapësirë një kat, ishte e marrë me qera, por gjatë kontrollit, për shkak të mungesës së pronarëve, prezent ishin avokatët e ish-ministrit. Në shtatë kontrollet e kryera, SPAK tha se janë gjetur dhe sekuestruar dokumente me interes për hetimin si dhe kompjuter laptop, telefona celularë, USB etj të cilët do ti nënshtrohen verifikimeve të mëtejshme.
Jo më shumë se 5 minuta mësohet se ka zgjatur kontrolli mëngjesin e së martës në Hamallaj, në një banesë 3 katëshe në pronësi familjarëve të Hoxhës. Vetëm disa orë pasi SPAK mori dakordësinë e Kuvendit për të kërkuar arrestimin e Arben Ahmetajt dhe kontrollet në banesat e tij, iu drejtua Gjykatës së Posaçme. Burime saktësojnë se për të njëjtën dosje përfshihen disa urdhër-arreste, jo vetëm ai për ish-zv/kryeministrin Ahmetaj, njerëz apo biznesmenë të lidhur me veprat penale që ai akuzohet. Mediat raportuan se objekt i bastisjeve kanë qenë edhe disa biznesmenë që kanë pasur bashkëpunim dhe kontakte me ish-zv.kryeministrin Ahmetaj. Ai ndodhet jashtë vendit, ndërsa pas vendimit të gjykatës për caktimin e masës ndaj tij duhet të kalojnë 3 javë për ta shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Më 9 mars agjentët e BKH-së kontrolluan në Palasë vilën e ish-bashkëshortes së Ahmetajt Arjola Mançka dhe banesën private në Hamallaj në pronësi të partneres aktuale të Ahmetajt, Erjola Hoxha, ku u gjet edhe telefoni Blackberry, në të cilin ishin fshirë mesazhet dhe telefonatat me pronarët e kompanive të incineratorëve. Bashkë me urdhërat e kontrollit, SPAK me vendim të Gjykatës së Posaçme ka vënë në sekuestro preventive 6 pasuri, 4 nga të cilat apartamente, njëri i përshtatur si AIR-BNB në pronësi të Arben Ahmetajt në zonën e Shallvareve si dhe 2 llogari bankare të tij në shumën totale që shkojnë në 124.300 euro. Në kërkesën drejtuar Kuvendit për arrestimin e tij, për veprën e pastrimit të produkteve të veprës penale citohen dy apartamente me sip 124.15 m2 dhe me sip 148.8 m2, në Selitë, sipërfaqe trualli 521.13 m2 dhe sip ndërtese 98 m2 ndodhur në NB Hamallaj, e identifikuar si Vila Saphire nr. 22, e përfituar ne vitin 2017, apartament me sip 178.68 m2 dhe 1 (një) garazhdi, me sip 21 m2, në Selitë dhe apartament me sipërfaqe 167 m2, tek rruga Reshit Çollaku, në Tiranë.
PASURITË “NËN HETIM”
Apartament me sip 124.15 m2, Selitë
Apartament me sip 148.8 m2, Selitë
Truall 521.13 m2, ndërtesë 98 m2,
Vila Saphire nr. 22, Hamallaj
Apartament 178.68 m2 dhe garazhd, 21 m2, Selitë
Apartament 167 m2, Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë
*Raportuan për Report Tv dhe Shqiptarja.com gazetarët Keti Banushi dhe Sokol Dema
SPAK ka dhënë njoftimin për çështjen e Arben Ahmetajt duke thënë se janë sekuestruar katër apartamente në pronësi të ish-ministrit. Në njoftimin e SPAK, thuhet se janë sekuestruar edhe dy llogari bankare, të cilat arrijnë vlerën 124 300 euro (njëqind e njëzetë e katër mijë e treqind Euro). Po ashtu nga kontrollet që BKH ka ushtruar në banesat në Lalëz dhe Tiranë janë sekuestruar dokumente, kompjuter, telefona dhe USB.
“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byroja Kombëtare e Hetimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në kuadrin e hetimit të procedimit penal nr. 277/1 të vitit 2022, të regjistruar për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar respektivisht nga nenet 248, 260, 245, 257/a dhe 287 i K.Penal (procedim penal i regjistruar ndër të tjerë edhe në ngarkim të personit nën hetim Arben Ahmetaj), sot, më datë 18.07.2023 ka proceduar me kryerjen e kontrolleve dhe sekuestrove si më poshtë:
Në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë me nr.295 akti datë 16.07.2023 dhe nr.297 akti datë 17.07.2023 ka ushtruar kontroll në 7 (shtatë) banesa. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dokumente me interes për hetimin si dhe kompjuter lap – top, telefona celularë, USB etj të cilët do ti nënshtrohen verifikimeve të mëtejshme.
Në respektim të vendimit nr. 296 akti datë 17.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka proceduar me zbatimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive mbi 6 (gjashtë) pasuri nga të cilat 4 (katër) apartamente (njëri i përshtatur si AIR BNB) në pronësi të personit nën hetim Arben Ahmetaj si dhe 2 (dy) llogari bankare të po këtij shtetasi në shumën 124 300 (njëqind e njëzetë e katër mijë e treqind Euro)”, njofton SPAK.
Ish ministri Arben Ahmetaj ka reaguar sërish për kontrollet me urdhër të GJKKO në banesat e tij dhe të familjarëve. Ai shprehet se shifra 1.8 mln euro që ka dalë si pjesë e hetimeve s’është gjë tjetër veçse një lajm i rremë.
“Sot u bë raprezalja e rradhës në familjen time, nga mosha 82 vjeç e poshtë.
Madje pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët”.
Ndërsa “spin doctor”/kontakt inceneratorësh, ka qarkulluar lajmin e rremë se qenkan transferuar 1,8 milionë euro…Në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milione euro imagjinarë.
Fake news e prodhuar në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të inceneratorëve …”- shkruan ai.
GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për vendosjen e sekuestrove preventive për 4 apartamente të cilat me herët kane qenë në pronësi të ish-ministrit Arben Ahmetaj, por që dyshohet se janë shitur në mënyrë fiktive të persona të tjerë. Sipas SPAK, 4 banesat janë përfituar në mënyrë të paligjshme nga ish-ministri. Nuk dihet se çfarë do të bëhet me kërkesën e SPAK, pasi apartamentet tashmë janë shitur dhe kanë pronarë të tjerë.
Ish-ministri Arben Ahmetaj nuk ka asnjë banesë në emrin e tij, bëjnë me dije burime për Report Tv. Nga kontrollet që ka kryer BKH mësohet se njëra nga banesat e marra me qira nga Ahmetaj në Tiranë ishte e boshatisur.
Kontrolli pranë banesës së Arben Ahmetajt e marrë me qira, pranë Liqenit Artificial në Tiranë, ka përfunduar. Mësohet se kanë qenë të pranishëm agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të ndihmuar nga Policia e Shtetit dhe në prani të mbrojtësve. Burime bëjnë me dije se brenda në banesë nuk është gjetur dhe nuk është marrë gjë.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se SPAK ka kryer kontrolle mëngjesin e sotëm te banesat e familjarëve të bashkëjetueses së Arben Ahmetajt, Erjola Hoxha, në Hamallaj. Mësohet se BKH ka kryer kontrolle për disa minuta në tre katet e banesës së familjarëve të bashkëjetueses së Arben Ahmetajt.
Paskam qene me fat te madh.kam udhetuar shume shpesh per ne Itali me traget,me avion,me makinen nga Murriqani.Por shyqyr qe nuk kam qelluar te udhetoj ne nje traget apo avion me keta miqt e Arben Ahmetit.Madje sot betimihem te mos udhetoj me me traget dhe avion.vetem me makinen nga dalmacia.Larg o zot te te gjejne emrin ne lista ASPAK-u.Behesh bashkepuntor me krimin.Kujdes do te bej Edhe me makinen,sepse largqofte ,5 ore prapa teje te jete nisur ndonje prej tyre do te thone se karburantin ia pagoi Miku i Arbenit.Estrafkullah
PërgjigjuSPAK dhe bkh te hetoj mjeken Dhurata uruci shkoder me 900 milion lek cash ne shtepi , per shperdorim detyre Korrupsion 3 makina prona . Mjekja me dy fytyra palaqo modifikon diagnozat per rraporta dhe kempe , manipulon diagnostiken . Demi financiar I shtetit shqiptar eshte kolosal me kempet e saj
PërgjigjuNuk jan t Benit! Benin veshtire se e kapin me procedura e letra, gjykata angleze do e nxjeri te pafajshem.
PërgjigjuArben KRYE KUSAR Ahmetaj té VARET tek SHESHI SKÉNDÉRBEJ !!!! Arben KRYE BANDIT Ahmetaj èshtè HAJDUT , GRABITQAR dhe FUNDÉRRINÈ e URRYER , qè ka RRÉNUAR EKONOMINÈ e 3 MILION SHQIPTARÈVE !!!! Tè DÈNOHET pèr GENOCID dhe SHPOPULLIM dhe ti KONFISKOHET gjithçka qè DISPONON atij dhe gjithé REACÈS tij tè URRYER dhe tè FÈLLIQUR
PërgjigjuJu politikanet jeni te gjithe si Ahmeta.Te gjithe hajduta,legena,mashtrusa.Keni marre prokuror nga cdo rreth dhe e keni grupu ne TR me emrin SPAK.Po keta prokuror hajduta kan qene e hajduta do te ngelen,apo meqe ndryshuan emrin u bene burra te mire.Shikoni ju njerez qe keta Spaksat kane makina qe kushtijn sa nje banese dhe ne mezor mbijetojme dhe ne fund na hiqen sikur po bejne drejtesi!!!!Ketu jan te gjithe per PUSHKATIM se burgun ekan pak…
PërgjigjuI griu veliu keta
PërgjigjuO spak po hetoni me mire se bene ametaj ka hotel. Po bene pallate me te te koruptuarin qe sote eshte deputet me bujar Lesken qe parat i administroj misto skafisti qe ka mbyte mira njeres e me dokumenta fallco bejne pallate e hotele ku i gjeten apo djali tezes se ametaj Adi qe administron leket ka dhe te tjere qe kane leket e tyre se po marin me letra fallco akademin e marines qe ka qene e italis dhe ka qene det keto shikoni
PërgjigjuKto jan per kusur qe ka sekuestruar, behet fjal qe te ket 300 milion euro pasuri , Duhet te ket cuar ofshore ishujt kajman e ca vende si kto
Përgjigjuhahahhahhahhahahh sa frikacake jan politikanet e sotem super vjedhje beje 1 vit burg kan be ne kohe te enverit nga 100 vjet burg si familje pa vjedh azgje dhe nuk jan dorzu ja pra kush na qeveris Hajdute Frikacak Legena .
PërgjigjuSuper koment
Nuk ishte ne shtepi beni po ata te spakut I kishte Zen me pellemba dhe shqelma beni ...eee perfituan nga rasti qe nuk ishte ne shpi beni...
PërgjigjuMe bën habi qe te gjithe keta pseudo-politikan qe nuk e dijne kush ka shpi ne Palase kur Jan komshnje me te ashtu quajtur gazetare VIP.Ahmetaj ka 4 vila ne Palase dhe eshte komshi me te tjere te koorruptuar dhe duhet ti sekuestroni nqs jo lerini popullin te bej cfare I do trapi njesoj si keta Plehra qe vjedhin gjakun e gjithe Shqipetareve shkollimin e femijeve tane,kurimin e pleqerise tone qe punuan 50 vjet dhe skan lek per ilace.Do jem une nga ata qe sdo tja di me per shtet dhe per me teper nga keta pederast.Ku I gjeten universitetet Anastas Angjeli prone publike dhe femijet tane Jan 40 veta ne klase sepse nuk ka klasa kur ambjenti eshte mar nga Pseudo politika..Ku e gjeti token qe beri kompleks delijorgji kur aty ishte parku MB..Bjeri te gjitheve o Spak kaloja pronat shtetit te behen shkolla e parqe dhe spitale.Qe nga Berisha,Rama,Meta,ministra ish ministra,Drejtora,Ish Drejtora,Gjykates,Prokuror krimi ne Shqiperi eshte me kollare,ska kriminela shqiperia I perdor mafia Politikane popullin qe arrijne ne konflikte pasurie apo te cfaredo lloj konflikti .
Përgjigjucna can koken qe shkruan ky Ahmetaj po te ishte per dike tjeter do e respektonte drejtesine e re??? Vetem ketyre po i behen padrejtesi .....te gjithe avokatet e tyre thone jane te pafajshem legena edhe avokatet...se vertet mbron klientin dhe paguhet por ka nje moral se nuk mund qe te zezen ta quash te bardhe ky seshte me profesionalizem.... njesoj si psh nje profesor a mund ti vere 10 nje ngelesi? joooooooooooo
PërgjigjuEdhe 12 ta jep noten nqs e paguan profesorin or teeeejjjjj
kush eshte ai kryefamiljar ne RSH qe nuk e ka emrin ne asnje prone???pervec hajdutit pikerisht se nuk ka asgje ne emrin e vet dmth i ka rregulluar ne emrat e te tjereve pasi i ka te vjedhura ai AA edhe pse iku do jete i burgosur i "lire" per nja 15 vjet
Përgjigjuhyajdut me cizme dhe i degjeneruar ne maksimum ca boni me kete vend zoti ju ndeshkoft .
PërgjigjuNa mbushet mendjen qe drejtesia po funksionon.Pas kaq kohesh ne hetim vetem po te ishte budalla te linte gjera kompromentuese.Ne banesat qe nuk jane ne emer te tij ,mendoj qe jane shkelur te drejtat e njeriut per pronaret.Ky veprim mund te behet vetem ne kushtet e flagrances,neqoftese dihet qe Ai banon perkohesisht aty.E gjithe kjo eshte thjesht propagande."Germo Tare germo,se qenin e ngordhur do te gjesh".
PërgjigjuShume e vertete kjo qe thoni.
Kapni ndonje fukara te keputur , se gje tjer nuk beni , jeni be me keq se politikanet.
PërgjigjuFutja kot....se i ka len gjurmet ne banesa qe ti gjeni ju.Hajde shtet hajde....asgje nuk i beni dot
PërgjigjuAhmetajt ti rruani mjekrren a ani se ai iku mente pakten 150 miljon euro dhe ju la shendene. Ju vazhdoni te kontrolloni shtepite e boshatisura dhe merrni prova materiale si vibrator, dildo etj etj. Kur e kisjte shtepine full me lek nuk kishit guxim te shkonit tani qe i mori me vete beni si trima
Përgjigjuhahahaha te drejt ke. miliona euro te vjedhme nuk i kthehen me shtetit, ca po na duhet vila ne durres. vkkk