Tirane- Është mbyllur në Gjykatën e Posaçme shqyrtimi gjyqësor për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës i pandehur për akuzën e blerjes së votave. GJKKO përcaktoi 13 shkurtin ora 14:00 për seancën kur pritet që SPAK të japë konkluzionet e veta bashkë me pretencën për dënimin e Belerit.
Avokati i Fredi Beleri tha se është e qartë se gjykata do ta dënojë e se procesi ka qenë i parregullt që nga fillimi. Sipas tij, GJKKO nuk pranon asnjë prove të tyren.
'E bëjnë procesin të paligjshëm. Nuk kanë guximin të marrin asnjë prove në fund. Duket qartë se duan të dënojnë.'- tha avokati i Belerit.
Në gjyq ishte thirrur për të dëshmuar mbi dëshminë e penalitetit të Belerit të administruar nga SPAK, Anila Pace, 25 vite specialiste në Drejtorinë e Burgjeve
Për këtë dëshmi mbrojtja pretendon se ka të dhëna të pasakta mbi faktin rezulton apo jo i dënuar Beleri.
Jam pyetur përpara disa muajsh nga Prokuroria e Posaccme për dëshminë e penalitetit të Belerit. Kam dhënë dëshmi përpara agjentëve të BKH. Institucionet shtetërore kanë akses ne regjistrat gjyqosorë, për të parë nëse një shtetas është apo jo i dënuar. Në rast se një person rezulton i dënuar, prokuroria në këtë rast, dërgon kërkesë për historikun e tij. Dokumenti printohet vetëm në rast se një person është i pandënuar. Prokuroria nuk kq akses të printojë dënimin. Të dhënat vihen ne dispozicion nga ne. Në rastin Beleri, në regjistrin e gjendjes gjyqsore rezulton i “Rehabilituar”. Unë si specialiste, për kerkesat individuale nga E Albania” e çaktivizoj sistemin kur rezulton “I dënuar” dhe ia jap “I pandënuar”.
Prokuroria e Vlorës ka të drejtën të hyjë në sistem. Prokuroritë shohin vetëm nëse një person është i dënuar apo i pandëuar, por nuk kanë akses në te dhëna të tjera. Në këte rast KQZ ka bërë akses me shkrim ku kërkoi të dhëna per gjendjen gjyqsore dhe unë i kam dërguar të dhenat qe është i dënuar.
Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Prej kohësh, kjo çështje është bërë temë kryesore diskutimi edhe në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë.
Në seancën e sotme gjyqësore për Fredi Belerin e pranishme ishte edhe ambasadorja greke, Kostantina Kamitsi si dhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule.
Në një deklaratë për mediat avokati i tij tha se Beleri ka qenë i dënuar më parë, kur ishte i ri, por nuk tregoi se për çfarë vepre penale.
A ka patur ndonjë dënim të mëhershëm?
Patjetër ka pasur një dënim kur ka qenë i ri. Por një njeri nuk mund të rri tërë jetën. Para 20 vite kur ka qenë i ri. Nuk ta shpejgoj dot aty e keni… Sot procesi pati edhe një dimension tjetër të paligjshme. I kërkon informacion në lidhje me pagesën e Arsen Ramës. Nuk kanë guximin të marrin asnjë prove në fund po nuk i dha leje prokuroria. Duket qartë se duan ta dënojnë. Kur je i dënuar të jep historikun. Se pranoi gjykata nuk pranon asgjë tonën. Gjithë vëmendja jonë është te Gjykata Kushtetuese, tha ai.
Është mbyllur sot gjyqi në GJKKO për Fredi Belerin. Avokati i Fredi Beleri Geni Gjyzari tha se është e qartë se gjykata do ta dënojë e se procesi ka qenë i parregullt që nga fillimi. Sipas tij, GJKKO nuk pranon asnjë prove të tyren.
‘E tha dhe specialistja tha se ai është i padënuar është rehabilituar. Ka pasur një dënim kur ka qenë i ri, një njeri nuk mund të rri për 20 vite. Sot procesi pati edhe një dimension tjetër të paligjshme. I kërkon informacion në lidhje me pagesën e Arsen Ramës.
Jo padyshim e mbajnë sekret. Shpagimi i dëshmitarit është vepër penale. E bëjnë procesin të paligjshëm. Nuk kanë guximin të marrin asnjë prove në fund. Duket qartë se duan të dënojnë. Kur je i dënuar të jep historikun. Se pranoi gjykata nuk pranon asgjë tonën. Te gjykata Kushtetuese gjithë vëmendja është te GJK.’- tha avokati, Geni Gjyzari.