Grida Duma dhe Erion Veliaj

Grida Duma e paditi për shpifje, gjykata shpall të pafajshëm kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj

14 Dhjetor 2021, 10:28| Përditesimi: 14 Dhjetor 2021, 19:06

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka fituar gjyqin për shpifje ndaj deputetes së PD-së, Grida Duma. Gjykata e Posaçme ka rrëzuar pretendimet e deputetes Duma për shpifje nga ana e kryebashkiakut Veliaj. Sipas vendimit të gjykatës, Veliaj nuk ka shpifur kur gjatë fushatës i ka kujtuar Grida Dumës se i kishte shitur disa herë të njëjtin apartament një individi dhe se ajo qe dënuar nga gjykata për mashtrim.

Të njëjtin mendim me gjykatën pati edhe prokuroria, e cila ka nënvizuar se kryebashkiaku s'ka shkelur ligjin dhe s'ka konsumuar elementet e veprës penale të shpifjes.  Kjo nuk është humbja e vetme e Grida Dumës përballë Erion Veliajt. Në zgjedhjet e 25 prillit Duma e sfidoi Veliajn me pretendimin se do ta mundte në Kavajë.

Por rezultati përfundoi me fitoren e thellë të socialistëve të drejtuar nga Veliaj në Qarkun e Tiranës. Më herët, deputetja Duma ka pësuar disfatë edhe në Tiranë, ku ka humbur përballë Veliajt edhe në Njësinë 1.

Kjo përballje edhe juridike mes Erion Veliajt dhe Grida Dumës nisi më 23 janar kur pas disa përgjimeve të antimafias italiane për grupin mafioz 'Ndrangheta', Partia Demokratike, përmes ish-deputetes Duma akuzoi edhe Erion Veliajn se po e përdor Tiranën si 'lavatriçe' për paratë e pista, të mafias dhe krimit të organizuar, duke marrë 20 % të fitimit.

Ndërkohë që i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Veliaj tha se do të padisë në gjykatë Grida Dumën për shpifje, teksa theksoi se dëshirat e disa mafiozëve italianë për të bërë plane biznesi për Shqipërinë dhe dëshirat e PD-së që këto plane të jenë të vërteta, janë bashkuar në gojën e një trafikanteje të njohur apartamentesh.

1639477900_Screenshot2.jpg

 

Ora 18:53
Fitoi gjyqin për shpifje ndaj Grida Duma, Veliaj dhuron lekët për kompjuterët e bibliotekat e shkollave në Kavajë

Lekët e fituara nga gjyqi sot ndaj deputetes demokrate Grida Duma, Kryetari i Bashkisë së Tiranës do t’i dhurojë për kompjuterët e bibliotekat për shkollat, por kësaj here ato në Kavajë.

Sikurse e ka kthyer tashmë në traditë, lekët e siguruara nga çdo gjyq i fituar për shpifje ndaj kundërshtarëve politikë, Veliaj i çon për pasurimin e laboratoreve dhe bibliotekave të shkollave.

“Është lajm i mirë kur shtohen kompjuterët e bibliotekat për shkollat, kësaj here ato në Kavajë! Prej vitesh, PS dhuron mes Fondit të Edukimit kontributet nga gjyqet për shpifje”, shkruan Veliaj.

Sipas vendimit të gjykatës, Veliaj nuk ka shpifur kur gjatë fushatës i ka kujtuar Grida Dumës se i kishte shitur disa herë të njëjtin apartament një individi dhe se ajo qe dënuar nga gjykata për mashtrim.

Të njëjtin mendim me gjykatën pati edhe prokuroria, e cila ka nënvizuar se kryebashkiaku s'ka shkelur ligjin dhe s'ka konsumuar elementet e veprës penale të shpifjes.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cqpqppqpq: 14/12/2021 21:45

    Qe kur i akuzuari merr para nga kur shpallet i pafajshem ne gjykim penal?! Se s'besoj te jete duke genjyer ky.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?