Prodhuesit e një filmi, kineastja e të cilit u qëllua për vdekje aksidentalisht në xhirime nga Alec Baldwin, janë gjobitur dhe kritikuar ashpër nga autoritetet për mosndjekjen e udhëzimeve të sigurisë. Prodhuesit e ‘Rust’ treguan "indiferencë të qartë ndaj rreziqeve të njohura që lidhen me përdorimin e armëve të zjarrit në set", sipas Departamentit të Mjedisit të Nju Meksikës.
Agjencia ka lëshuar gjobën maksimale prej 136,793 dollarë (105,000 £) për Rust Movie Productions. Halyna Hutchins u vra dhe regjisori Joel Souza u plagos në tetor ndërsa Baldwin po luante me atë që ai besonte se ishte një armë e sigurt.
Alec Baldwin ka thënë se ai nuk e tërhoqi këmbëzën, por revolveri qëlloi pasi ai e goditi atë. Ai ka nënvizuar se nuk e ka idenë se si u shfaq një plumb i vërtetë në xhirimet pranë Santa Fe.
Raporti thoshte se grupi i menaxherëve dinte se procedurat e sigurisë së armëve të zjarrit nuk po ndiqeshin në set dhe demonstroi indiferencë të thjeshtë ndaj sigurisë së punonjësve duke dështuar në rishikimin e praktikave të punës dhe marrjen e masave korrigjuese".
Kompania tha se nuk ishte dakord me gjetjet dhe do të apelonte.