Gjurma e gishtit që zbuloi Nuredin Dumanin në vrasjen e Bujar Çelës u zbulua në një kartëmonedhë

13 Tetor 2020, 11:43| Përditesimi: 13 Tetor 2020, 14:40

  • Share

Lekët që Nuredin Dumani i ka dhënë një punonjësi karburanti në Elbasan, vetëm 20 minuta para se të ekzekutohej Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës, kanë shërbyer si prova kryesore që ka sjellë identifikimin e njërit prej autorëve të vrasjes së taksistit në Bradashesh. Bëhet fjalë për një kartëmonedhë, që policia ja ka sekuestruar një punonjësi karburanti, i cili 20 minuta para se të kryhej vrasja e Bujar Çelës, i kishte shërbyer pikërisht automjetit tip Renault, që autorët përdorën në këtë vrasje. Nga pamjet filmike të sekuestruara pranë karburantit, duket qartë që ditën e ngjarjes, mëngjesit e datës 17 shtator, automjeti tip “Renault” është shfaqur në ambientet e një karburanti, dhe pikërisht këtu është furnizuar me naftë.

Vetëm një person dallohet nga kamerat e sigurisë dhe ky është shoferi, ndërsa dy personat e tjerë që ndodhet në mjet, nuk dallohen qartë. Prezenca e këtij mjeti në ambientet e karburantit, sipas burimeve të policisë, është gati 20 minuta para se të ekzekutohej me gati 15 plumba në ambient e një lokali në Bradashesh, taksisti Bujar Çela. Duke marrë shkak, nga prania e këtij automjeti në ambientet e karburantit, policia ka arritur të marrë dhe kartëmonedhën që autorët i dhanë punonjësit të karburantit. Pikërisht, kjo kartëmonedhë më pas i është nënshtruar një ekspertize daktiloskopike, ku është arritur të sigurohet një profil gjurme gishti, që nga krahasimi në sistemin e të dhënave të policisë, ka rezultuar se kjo gjurmë i përket Nuredin Dumanit. Nisur nga kjo situatë, policia dhe prokuroria e Elbasanit kanë shpallur në kërkim Nuredin Dumanin, i cili rezulton të jetë në kërkim qysh prej muajit korrik 2020 për dy ngjarje të tjera kriminale me bilanc 4 viktima të ndodhur në qytetin e Durrësit.

Tashmë kjo është shpallja e dytë në kërkim e Nuredin Dumanit, i cili njihet si person me precedentë penalë. Dumani, ishte shok i ngushtë dhe me Ervis Kallpanin, të riun që u ekzekutua në një fshat të Kavajës, teksa ishte duke shkuar në banesën e tij me një automjet tip “Fiat”. Lidhur me këtë ngjarje, policia dhe prokuroria e Elbasanit janë duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e dy personave të tjerë që kanë marrë pjesë në vrasjen e Bujar Çelës. Ekzekutimi i këtij të fundit, është kryer për shkak të larjeve të hesapeve mes bandave kriminale në qytetin e Elbasanit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erik: 13/10/2020 13:09

    Kur do shteti t'u shkoje gjerave deri ne fund ia arrin me te gjitha menyrat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?