Foto ilustruese

Gjykata e Apelit refuzon kërkesën e Trump për të mos dorëzuar të dhënat për sulmin e 6 janarit ndaj Capitol-it

10 Dhjetor 2021, 07:04| Përditesimi: 10 Dhjetor 2021, 07:08

  • Share

Një gjykatë amerikane apeli hodhi poshtë të enjten një kërkesë të ish-presidentit Donald Trump për të mos dorëzuar të dhënat e komunikimit para Komisionit të Përzgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve që po heton sulmin e 6 janarit në Kapitol, duke thënë se ai nuk kishte dhënë "asnjë bazë" për kërkesën e tij.

“Në të dhënat e paraqitura, ish-presidenti Trump nuk ka dhënë asnjë bazë që kjo gjykatë të anulojë vendimin e Presidentit Biden”, tha një panel prej tre gjyqtarësh i Gjykatës së Apelit për qarkun e Distriktit të Kolumbias.

"Të dy degët bien dakord se për këto dokumente ekziston një nevojë unike legjislative dhe se ato janë drejtpërdrejt të rëndësishme për hetimin e Komisionit për sulmin ndaj degës legjislative dhe rolin e saj kushtetues në transferimin paqësor të pushtetit".

Vendimi shënon një goditje tjetër për ish-presidentin republikan, i cili ka zhvilluar një betejë ligjore të vazhdueshme me komisionin për dorëzimin e dokumenteve dhe paraqitjen e dëshmitarëve.

Trumpi ka argumentuar se materialet e kërkuara nga komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve mbrohen nga një kod ligjor i njohur si privilegji ekzekutiv që mbron konfidencialitetin e disa komunikimeve të Shtëpisë së Bardhë.

Gjykata të enjten i dha Trumpit 14 ditë për të paraqitur një kërkesë urgjente në Gjykatën e Lartë për të apeluar vendimin.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?