Selia e PD-së

Gjykata e Lartë e ka orientuar vendimin e Apelit, por PD duhet ta tejkalojë sindromën e 'vulës'

18 Maj, 12:56| Përditesimi: 18 Maj, 12:59

  • Share

Sagës së stërzgjatur të historisë së logos dhe vulës së Partisë Demokratike të Shqipërisë duket se do t’i vijë fundi. Vendosja e datës 11 qershor për shqyrtimin e çështjes në themel, është një lajm i mirë për shoqërinë dhe e tejkalon fatin e një grupi politik, sepse në gjithë këto kohë mbajtja “peng” e saj, ka reflektuar negativisht në qartësinë e njerëzve se cila është PD.

E gjithë retorika e “Rithemelimit” të Berishës është ndihmuar nga një kakofoni mediatike që në shumë raste e ka prezantuar atë si kreun e PD-së dhe njerëzit e tij si funksionarë dhe zyrtarë të lartë të kësaj force politike. Rast i paprecedent ky, kur një grupim ilegjitim dhe i panjohur nga gjykata me vendim të formës së prerë, të prezantohet dhe të marrë peng simbolet e një force politike, të falsifikojë logon dhe vulën dhe të ushtrojë aktivitet në ambiente të zaptuara me dhunë.

Duhet thënë se burimi i konfliktit dhe i përçarjes në PD nuk është vula dhe logoja e kësaj partie, as nuk është shtruar ndonjëherë diskutimi se kush ka të drejtë ligjërisht dhe se si mund të zgjidhet konflikti në rrugë ligjore dhe institucionale, sepse ata që e kanë ideuar, nxitur dhe çuar përpara këtë “axhendë” përplasjeje, përpara ligjit kanë treguar forcën dhe dhunën, përpara arsyes, kanë ulëritur për “shumicë”, duke vepruar bash si “revolucionarët” qëmoti, se e drejta dhe e vërteta është atje ku është “shumica” dhe forca dhe jo atje ku e thotë ligji dhe gjykata.

Pikërisht nën këtë frymë dhe “filozofi” kanë kryer të gjithë “aktivitetin” e tyre prej momentit të parë të mbledhjes në stadium, pa asnjë procedurë dhe rregull statuor të zbatuar, e deri më sot, gjë që i ka ekspozuar ata si thellësisht të paligjshëm dhe në mospërputhje të plotë me të gjithë normat dhe standardet juridike, sepse, në dallim nga “logjika” e tyre, gjykata nuk do dalë dhe do të numërojë se kush është “shumicë” dhe kush është “pakicë”, por ajo do të shoh procedurat, faktet, zbatimin e ligjshmërisë dhe Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë si referenca të vetme prej nga udhëhiqet dhe drejtohet vendimmarrja e gjykatës.

Vlen të kujtohet se në demokraci nuk ka shumica dhe pakica absolute dhe të përhershme se përndryshe do të kishim diktaturë dhe nuk do të realizohej rotacioni politik, ndryshimi dhe qarkullimi i elitave. Në dallim nga statizmi i diktaturave, demokracitë janë dinaminke, gjë që parakupton edhe lehtësinë e ndryshimeve dhe përmbysjeve të raporteve dhe balancave mes shumicave dhe pakicave.

Vendimi i Gjykatës së Apelit që pritet të jepet është paraprirë nga vendimi i Gjykatës së Lartë, e cila, në një farë mënyre, e ka orientuar Apelin në nxjerrjen e përfundimeve dhe konkluzioneve, të cilat do ta zgjidhin ligjërisht paqartësinë dhe tymnajën e asaj se cila është PD dhe kush e përfaqëson atë ligjërisht. Në vendimin e Gjykatës së Lartë qartësisht është thënë se nëse Apeli ka njohur Alibeajn dhe Bashën si përfaqësues të PD-së, ashtu sikurse Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ, kur u trajtua çështja e përfaqësimit në zgjedhjet e fundit lokale, atëherë ka qenë e gabuar që ai nuk ka dalë me një vendimamarrje të qartë, sepse është alogjike që edhe t’i njohësh si palë, edhe të mos japësh një vendim në favor të tyre, për shkak të moszbatimit të asnjë procedure ligjore dhe statuore nga pala tjetër.

Pavarësisht kësaj, Partia Demokratike e Shqipërisë, edhe pse është sulmuar dhe anatemuar nga të gjitha palët në mënyrë të pandershme dhe thellësisht joproporcionale, duhet ta tejkalojë sindromën e “vulës”, duke vijuar aktivitetin e saj jo me sytë nga vendimmarrja e gjykatës, por nga qytetarët shqiptarë, duke gjetur rrugë dhe mënyra të reja komunikimi se si duhet t’u shkojë dhe përçojë mesazhin dhe programin e saj të ndryshimit, që të gjithë e presin, por duan mënyrën dhe njerëzit e duhur për ta përkrahur./ TEMA

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ethem Lalaj: 19/05/2024 08:35

    Edhe po mori VULËN E PD,LULI duhet të ndahet më qartë me Sali Ram Berishën: 1.Të dali haptë KUDH E DHA URDHËRIN PËR TË VRARË NË 21 JANAR 2011.Nuk mjafton të thot..unë nuk kam dorë në këtë krim. • Edhe bufi pulave e di se urdhërin për VRASJE e ka dhën S.Berisha dv. 2.Luli duhet të deklaroi troç se Ai vet ka kën DEJURE & JO DEFAKTO KR.I PD.Edhe këtë e din 100 % të demokratëve..! 3.Luli të mos merret me shpifje si Salizmi,por të HARTOI PROGRAM ALTERNATIV QEVERISËS MË TË MIRË SE I PS. • Të heq dorë nga VETINGU I POLITIKANËVE.Pasi këtë e ka për detyrë SPAK+GJKO & jo komisionet hetimore qesharak.. për të kaluar RRADHËN. • Nuk arreston komisioni hetimor por GJKKO..! • Sektori DEKLARIMIT TË PASURIVE DUHET TË DALI NGA KOMA,AI DUHEJ TË EVIDENTONTE PASURIT QË NGA 1992,POR ËSHTË NJË ZERO..! 4.Të kërkoi hapjen e DOSJEVE TË SPIUNËVE ORGJENT..!

    Përgjigju
    • Bureto: 20/05/2024 12:16

      Namir per sa i takon Sages se Vules, per ëfare shkruan ke shume te drejte. Per kete çeshtje personalisht qysh ne zanafille, pavaresisht sherbimit qe I beri “non grates” gjyqtari I ‘Plepave’ A.Zhukri, vegla qorre e tij, qe e futi kete process ne nje labirinth procesesh gjyqeosre dhe zvarritje ne kohe, kam bindjen se më në fund Gjykata e Apelit do te marre nje vendim te drejte. Nuk po zgjatem shume ne kete pike se per kedo tashme eshte e qarte. Sa I takon ketij shkrimi, por dhe per shume te tjere para ketij, gjithmone ju kam vene ne dukje, (edhe pse sa I perkete tezave qe shtron ne parim dakord), vihet re nje fare miopie ne ate formacion (jo vetem jotja), konstatim qe e kam bindje per dy arsye: E para se lejiat “rikthimin” e Bashes, te cilin e vura ne thonjza sepse fromalisht ai kryetar ishte, edhe pse per ca kohe u zhduk. Me besim se diçka te re do te kishit menduar, pa te, jo vetem une por shume Ju flisni per mbi 100.000, (po aq ishin) në 14 maj 2023 votuam per PD tuaj dhe per kandidatin tuaj Roland bejko, per kryetar te bashkise Tirane. Donim qe PD te mbetej, te demokratizohej, reformohej dhe dhe te forcohej. Epo s’qe e thene. Ju bête zgjedhje tjeter. E dyta, e kontestoj miopine tuaj, sepse ju ende besoni në lidershipin e Lulzim Bashes, prodhim i markes “Made in Berisha”, i sterprovuar, si në çdo drejtim, në paaftesi lidershipi, pa karizem dhe largpamesi, qe ju ka çuar nga humbja ne humbje. Per me teper mos harroni ne çka ndodhur Brenda asaj Partie por edhe sa I perket politikes ne vend, ai eshte po aq fajtor sa “Non Grata”. Stigma e tij nuk do t’I hiqet kollaj nga lekura. Si mendoni se njerezit, ata 100 mijet e14 majit 2023, do t’u besojne më me të ne krye?! Vertet mendoni se me Lul Bashen do te vini ndonjehere ne pushtet?! Gabim i madh ky, qe ne kohen e duhur do ta provoni, por atehere do te jete shume vone. Nëse thelle-thelle në koshience tuaj mendonin se, sidoqofte 6-7 deputete edhe mund t’I fitoni, dhe ato do t’i marrin nje takem afer Bashes, pra do mbeteni nje partiçke si shume prej tyre gjate tranzicionit, dhe keshtu gjithsesi do jeni nje zë ne politike, atehere ani, vazhdoni ne kete rruge! Do ta merrni vulen por me bashen, ju rrofte ajo. Vendi ka nevoje per nje alternative pushteti dhe kete me Lulen tuaj nuk do ta arrini KURRE, edhe pse e di qe “Never say never!”. Gjithsesi suksese ne gjyqin e 11 qershorit per VULEN, edhe pse dyshoj per nje vendim ate dite, sepse per nje apo nje tjeter arsye, do te kete shtyrje, pra zvarritje si deri me sot. Ama siç thashe po e perseris, me Bashen ne krye, çpranveren e 2025-es e dyshoj suksesin tuaj.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?