Berisha dhe Malltezi

Afera 'Partizani'/ Gjykata e Lartë hedh poshtë kërkesën e Berishës dhe Malltezit për zëvendësim dhe revokim të masës së sigurisë

16 Korrik, 14:22| Përditesimi: 22 Korrik, 14:24

  • Share

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për zëvendësim dhe revokim të masës së sigurisë.

Kërkesa e tyre u hodh poshtë nga trupa e gjykimit e përbërë nga Sandër Simoni, Ilir Panda dhe Sokol Binaj. Më herët, Berisha dhe Malltezi kishin kërkuar gjithashtu përjashtimin e kësaj trupe gjykuese, kërkesë e cila u rrëzua më datë 10 të këtij muaji.

Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK. Ish kryeministri Berisha, nën hetim nga SPAK akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.

Ndërkohë, Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, pasi ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij, Berisha. 

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Muharem Kasap Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 16/07/2024 17:40

    Dy njerēz hajdut Saliu e Jamarbēri me kapele Republike po qē tani do pērfundoin nē qeli e aty do lodroin e Like floririn pastaj do ftoin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?