Ish-Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako

Pushohet përkohësisht dosja kundër Çakos dhe 2 oficerëve të policisë

22 Maj 2018, 16:32| Përditesimi: 23 Maj 2018, 07:46

  • Share

Gjykata e Tiranës ka pushuar përkohësisht hetimet në lidhje me pajisjen e dyshuar si përgjuese “IMSI Chacher”. Gjykata në datë 4 prill nuk pranoi që hetimet të zgjateshin sërish, por pushimi i çështjes është i përkohshëm, pasi autoritetet shqiptare janë në pritje të një letër-porosie nga Italia.

Letër-porosia e dytë në Italia nga autoritetet shqiptare ishte nisur në datë 13 nëntor të vitit të kaluar, por ende nuk ka ardhur asnjë përgjigje. Qëllimi i kësaj letërporosie është për të kërkuar paisjen përgjuese “IMSI Chacher” që zotërohet nga Italianët. Nëse autoritet italiane do e vene në dispozicion këtë paisje, atëherë prokuroria do kërkojë ekspertimin e saj nëse me të është përgjuar ose jo.

Personat nën hetim
Në hetim për këtë çështje është ishin ish-drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako dhe specialistët Artjon Duka dhe Ention Xhelilaj. Debati për pajisjen përgjuese nisi në 2016, ndërsa kulmoi me ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar me kërkesë të opozitës, e cila akuzonte ish-ministrin Tahiri dhe drejtuesit e policisë së shtetit.

Nga ana e gjykatës pati një pezullim të përkohshëm nga detyra të ish drejtorit të përgjithshëm Haki Çako, vendim që u shfuqizuan nga gjykata e Apelit. Nga pala italiane u deklarua asokohe se pajisja është përdorur për trajnim, ndërkohë që opozita akuzoi se është përdorur në burgje.

Paisja ka hyrë në tre burgje
Hetimet për paisjen përgjuese “IMSI CATCHER” kanë zbuluar se grupi i punës së bashku me aparaturën kanë hyrë në tre burgje të vendit, duke mbajtur në mbykqyrje të dënuar të ndryshëm. Nga kçyrja e rregjistrave të hyrje-daljeve, oficerët e prokurorisë kanë konstatuar se makina ku mbahej paisja është futur në burgun 302 në Tiranë, në Fushë-Krujë dhe në burgun e Peqinit.

Pikërisht në këto burgje janë monitoruar në distancë aparatët telefonikë të disa prej të dënuarve, të cilët janë dyshuar se nga burgu bënin trafik droge apo veprime korruptive në sistemin e drejtësisë.Veç librave të hyrje-daljeve, prokuroria e Tiranës ka sekuestruar dhe pamjet filmike të këtyre burgjeve me qëllim verifikimin e plotë të hyrjes së makinës ku mbahej aparatura në ambjentet e brendshme të burgut.

Në tre rastet, rezulton se veprimi hetimor është kryer pas mesnatës së datave të ndryshme gjatë vitit 2015. Në librat e regjistrave që janë sekuestruara, thonë burimet e prokurorisë janë evidentuar targat e makinës ku ndodhej e instaluar pajisja e përgjimit si dhe emrat e personave që kanë hyrë në burg, nën drejtimin e Entiol Xhelilajt me detyrë përgjegjës i IT-së në qëndrën e Forcave të Posaçme OPeracionale.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • bledi: 22/05/2018 17:41

    edhe nje hombje lekesh te taksa paguezve shqiptar duke mar kohe te policis. turp PD

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?