Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Taulant Ballën! Berisha: Rilindja ka kapur prej fyti Prokurorinë

19 Qershor 2019, 16:56| Përditesimi: 19 Qershor 2019, 17:15

  • Share

Taulant Balla nuk ka shpifur ndaj djalit të ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha. Ishte ky vendimi i gjyqtares Ardiana Bera e cila vendosi të rrëzojë padinë e Shkëlzen Berishës për të dënuar Ballën me akuzën e shpifjes.

Djali ish kryeministrit paditi Ballën pasi sipas tij ai kishte shpifur kur drejtonte Komisionin Hetimor për privatizimin e CEZ, duke deklaruar se Shkëlzen Berisha s'kishte paguar kurrë tatime në Shqipëri.

Balla e vlerësoi vendimin e Gjykatës duke u shprehur se kjo tregon dhe përse liderët i janë turrur për të penguar sistemin e drejtësisë.

"Ky është një triumf i drejtësisë lidhur me një rast të rëndësishëm që qartëson edhe arsyet se pse Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi janë turrur për të penguar sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Sepse gjykata sot vendosi që të rrëzojë poshtë një kallëzim të bërë nga i biri i Sali Berishës.

Në këtë vendim të arsyetuar të gjykatës ku konfirmohet qartë që Shkëlzen Berisha, gjatë kohës që babai i tij ka qenë kryeministër ka kryer evazion fiskal madje nuk ka paguar detyrimet tatimore të fitimeve marramendëse.

Këto nuk janë përgjime por janë prova kuptimplota sesi funksiononte regjimi asokohe dhe sesi pasuroheshin në kurriz të shqiptarëve", tha Balla.

Ndërsa Shkëlzen Berisha tha se do të apelojë vendimin.

"Pse Taulant Balla nuk u dënua për herë të dytë në shpifje?  Sepse keni parë denoncime publike që janë bërë për gjëra më të rënda se kaq, për udhëtimet e Taulant Ballës me trafikantë droge në destinacione të ndryshme të Evropës. Këta trafikantë me tu kthyer në Shqipëri nga muaji i mjaltit me Taulant Ballën kanë përfituar mbi 6 milionë euro në mënyrë të paligjshme nga OSHEE në një kohë që nuk kishin të drejtë të merrnin pjesë në tendera se kanë qenë të dënuar për trafik droge. Prokuroria hesht për këto dosje. Prokuroria është e kapur nga fyti nga Taulant Balla dhe organizata kriminale  e rilindjes.

Do vazhdoj të përballem me këtë betejë ligjore dhe jam i sigurt për këtë fitore", deklaroi Berisha.

Ky proces zgjati për mbi 4 muaj ndërsa në distancë mes tyre Taulant Balla dhe Shkëlzen Berisha kanë shkëmbyer replika dhe akuza të ndërsjellta.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • fukarai: 19/06/2019 17:17

    e o SALI fukarralleku madh ketu ke ne !!!po yt bir dhe jot bije nga i bene miliardat ne shqiperi kur gjendja qenka kaq katastrof sa thoni ju!!!me cfare biznesi u mor yt bir mor kelyshat e vicidolit qe nuk late gje pa vjedh dhe shakaterru.ju milionera populli fukara .ju doni te vini ne pushtet per fukaran???????po na lat fukarenj per 30 vjet or taj tash sbon mo.LITARIN GATI po u be si ne 97 e keni ju si familje te paret

    Përgjigju
  • Or trim: 19/06/2019 17:08

    Hahahahaha ishe msuar me gjyqtaret e tuj vllai

    Përgjigju
    • Like: 19/06/2019 21:27

      Shum e drejte nuk ka baguar se gjynah nuk kish

    • Mire: 19/06/2019 17:52

      Me ne fund nje fjale te mire urime

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?