Instituti i Shëndetit Publik i ka reaguar për rastin e Florenc Llanaj, ish- nëndrejtori i Spitalit të Sarandës, i arrestuar për trafik droge, për të cilin gjykata vendosi bërjen e testit të COVID-19 nga ISHP, për shkak të simptoma që kishte shfaqur.
Në lidhje me vendimin e Gjykatës së Posaçme për bërjen e analizës covid-19 të Florenc Llanaj, ISHP ka deklaruar se tamponët nuk i bën ajo por institucionet përkatëse dhe për këtë duhet të telefonojnë 127, e cila dërgon ekipin mjekësor përkatës për marrjen e tamponit. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta njofton se ISHP i ka kthyer përgjigje kësaj kërkese se “nuk jemi ne institucioni që merr tamponët”.
Florenc Llanaj aktualisht është i izoluar në një dhomë të veçantë në paraburgim në burgun 302. Ndaj Llanajt, Stafi mjekësor i burgut ka nisur mjekim me antibiotik për shkak të temperaturës.