Gjykata e Lezhës ka lënë të lirë dy personat e arrestuar mbrëmjen e së shtunës, mes të cilëve edhe bashkëshortja e deputetes së Partisë Demokratike, Elda Hoti.
Ladi Ndoja 45-vjeç dhe Amarildo Jushi 25-vjeç u njohën këtë të martë me masën e sigurisë në Gjyakatën e Lezhës, e cila vendosi ndaj tyre “Detyrim Paraqitje”. Ata u ndaluan nga policia më 10 maj 2025, rreth orës 20:20, nën akuzat për “Pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt”, “Vetëgjyqësi” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.Sipas njoftimit zyrtar të policisë, të arrestuarit dyshohet se me dy automjetet e tyre i kanë bllokuar rrugën një makine tjetër, të drejtuar nga shtetasi Renuar Kola, 46 vjeç, drejtor i arsimit në Mirdite, dhe pasagjerit A.D., me pretendimin se këta të fundit po kryenin veprimtari të paligjshme në kuadër të zgjedhjeve, konkretisht blerje votash.
Pas ndërhyrjes së shërbimeve të policisë dhe kontrollit të kryer në automjetet e personave të ndaluar, në mjetet e Ladi Ndojës dhe Amarildo Jushit u gjetën dhe sekuestruan lista me të dhëna personash, të dyshuara si lista zgjedhësish.
Ndërkohë, në automjetin e shtetasit Renuar Kola nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm. Hetimet për këtë çështje vijojnë, ndërsa prokuroria po analizon provat dhe deklaratat e palave per te pare nese kemi te bejme me vepra penale.
Ngjarja ka ndodhur në orën 20:20 të mbrëmjes së 10 majit në Rrëshen dhe burri i kandidates së Berishës bashkë me mbështetësin e tij, kanë ndaluar mjetin e zyrtar duke pretenduar se po blen vota për Partinë Socialiste.
Në vitin 2016, Ladi Ndoja u arrestua në flagrancë në Venecia të Italisë, pasi e kishte kthyer shtëpinë në bazë droge. Policia i gjeti në banesë 50 kg marijuanë dhe 24 karta identiteti të vjedhura. Hoti ka bërë më pas një ndarje të dyshuar fiktive nga Ladi Ndoja, ndoshta me qëllim që kjo ‘njollë’ të mos prekë karrierën e saj politike.
Komente
