Violeta Petro

Gjykata lë në burg mashtruesen e biznesmenëve, mori 1 milion euro

27 Korrik 2019, 08:04| Përditesimi: 27 Korrik 2019, 12:37

  • Share

TIRANË - U arrestua për mashtrim me pasoja të rënda në mijëra dollarë, mbetet në burg 64 vjeçarja. Dhoma penale Tiranë caktoi dje arrest me burg për Violeta Petron. 64 vjeçarja hiqej si përfaqësuese e UNICEF-it suedez në Shqipëri. Mashtronte biznesmenët e ndërtimit duke garantuar kontrata për ndërtim azil pleqsh, kopshte femijës e shkolla. Për këto kontrata Petro u merrte paradhënie 5 deri në 10 % të investimit. Disa nga paratë e marra biznesmenëve, mes tyre dhe vëllait të drejtorit të policisë Petro ja ka kthyer. Në gjykatë 64 vjeçarja ka kërkuar lirinë duke premtuar se do ua kthejë paratë. Gjykata ka rrëzuar kërkesën për lirim. 64 vjeçarja u ndalua 2 ditë më parë nga krimi ekonomik Tiranë.

Violeta Petro është denoncuar nga plot 9 persona dhe dëmi i shkaktuar prej saj llogaritet se arrin në vlerën e rreth 1 milion eurove. Gruaja 64 vjeçare hiqej si pjesë e fondacionit të huaj, duke mashtruar biznesmenë se për t'u bërë pjesë e projekteve të tyre, kryesisht me çerdhe për fëmijë e azile të moshuarish, fillimisht duhet të paguanin nga 5-10 përqind të vlerës që do të shkonte ndërtesa. Që para tre ditësh që ajo u arrestua Report Tv ka mësuar se mes personave të mashtruar nga ana e 64 vjeçares, ishte edhe vëllai i Rebani Jaupit, drejtorit të Policisë së Tiranës.

Pas zbulimit të kësaj skeme mashtrimi nga ana e 64-vjeçares, policia i kërkoi informacion edhe organizatës UNICEF, sipas së cilës në asnjë moment nuk ka pasur të regjistruar punonjëse të identifikuar me emrin Violeta Petro.

64-vjeçarja akuzohet për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

UNICEF
Pas zbulimit të kësaj skeme mashtrimi nga ana e 64-vjeçares, policia i kërkoi informacion edhe organizatës UNICEF, sipas së cilës në asnjë moment nuk ka pasur të regjistruar punonjëse të identifikuar me emrin Violeta Petro.

Disa nga paratë e marra biznesmenëve, mes tyre dhe vëllait të drejtorit të policisë Petro ja ka kthyer. Në gjykatë 64 vjeçarja ka kërkuar lirinë duke premtuar se do ua kthejë paratë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?