Izet Haxhia

Gjykata refuzon lirimin nga qelia të Izet Haxhisë, ish-bodigardit të Sali Berishës

3 Qershor 2020, 17:18| Përditesimi: 3 Qershor 2020, 18:17

  • Share

Sot Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me gjyqtar Lazër Sallaku, kryesues dhe dy gjyqtarë të tjerë Erion Bani dhe Kujtim Vraniçi  vendosën rrëzimin e kërkesës së Izet Haxhisë për revokimin e masës së sigurimit të dhënë ndaj tij. Avokati i tij Idajet Beqiri, pas vendimit të gjykatës u shpreh se "arsyetimi tashmë bëhet haptaz i politizuar".  Sipas Beqirit lihen mënjanë arsyetimet ligjore, shkelet në mënyrë flagrante ligji,  bëhet precedent i vetëm në Shqipëri Izet Haxhia për të mos përfituar nga përmbajtja e nenit 263 të Kodit Penal, ndryshe nga të gjithë qytetarët e këtij vendi, gjykata thotë se "po doli Izet Haxhia nga burgu, mund të bëjë krime të tjera të rënda"!

"Në fakt ligji është i qartë. Neni 263 i Kodit të Procedurës Penale përcakton qartë faktin se, nëse Gjykata e Apelit prish vendimin dhe e kthen çështjen për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë, kjo Gjykatë ka detyrimin ligjor që brenda 1 viti nga data e prishjes së vendimit në apel, duhet të përfundoj me vendim gjyqësor çështja në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë" tha Beqiri.

Gjykimi në Gjykatën e Apelit Tiranë përfundoi në datën 18 mars 2019. Sipas ligjit Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë duhet të jepte vendimin e dënimit ose të pafajësisë për Izet Haxhinë deri në datën 18 mars 2020. Në fakt gjykimi ende nuk ka filluar në Gjykatën e Shkallës së Parë, megjithëse kanë kaluar mbi 2 muaj e gjysmë nga koha kur duhet të përfundonte ky gjykim. Në raste të tilla revokohet menjëherë masa e sigurisë, ndryshe, nëse mbahesh në burg, kjo konsiderohet krim shtetëror, pengmarrje të qytetarit nga shteti!U rrëzua kërkesa. “…arsyetimi i Gjykatës tashmë bëhet haptaz i politizuar...Domethënë lihen mënjanë arsyetimet ligjore, shkelet në mënyrë flagrante ligji,  dhe gjykata thotë se "po doli, mund të bëjë krime të tjera të rënda…"

Në fakt ligji është i qartë. Neni 263 i Kodit të Procedurës Penale përcakton qartë faktin se, nëse Gjykata e Apelit prish vendimin dhe e kthen çështjen për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë, kjo Gjykatë ka detyrimin ligjor që brenda 1 viti nga data e prishjes së vendimit në apel, duhet të përfundoj me vendim gjyqësor çështja në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë…”-thotë avokati.

Gjykimi në Gjykatën e Apelit Tiranë përfundoi në datën 18 mars 2019. Sipas ligjit Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë duhet të jepte vendimin e dënimit ose të pafajësisë për Izet Haxhinë deri në datën 18 mars 2020. Në fakt gjykimi ende nuk ka filluar në Gjykatën e Shkallës së Parë, megjithëse kanë kaluar mbi 2 muaj e gjysmë nga koha kur duhet të përfundonte ky gjykim.

Në raste të tilla revokohet menjëherë masa e sigurisë, ndryshe, nëse mbahesh në burg, kjo konsiderohet krim shtetëror, pengmarrje të qytetarit nga shteti! Shteti shqiptar, përmes Prokurorisë dhe Gjykatës, kanë shkelur rëndë angazhimet e marra për një gjykim objektiv, ligjor dhe të drejtë të Izet Haxhisë para autoritetet të drejtësisë së shtetit të Republikës së Turqisë me rastin e ekstradimit të tij për t'u gjykuar në Shqipëri.

Nga ana tjetër, janë lejuar rishkelje të përsëritura të lirive dhe të drejtave të njeriut, duke i mohuar Izet Haxhisë të drejtën për një proces të rregullt ligjor, shkelje të cilat u konstatuan më herët nga Gjykata e Strasburgut, e cila e dënoi për këtë çështje shtetin shqiptar dhe e dëmshpërbleu në euro Izet Haxhinë. Nisur sa sipër, meqenëse shkeljet ligjore janë të rënda, duke filluar nga mosgjykimi i çështjes brenda një afati të arsyeshëm ligjor,  e deri te "loja" e Prokurorisë dhe e Gjykatës me dërgimin e çështjes për "kopetencë" sa në njërën gjykatë, te tjetra, thjesht dhe vetëm për të mbajtur peng në burg Izet Haxhinë, sepse kështu mbrohet ai që direkt dhe indirekt bëri veprime kriminale për vrasjen e deputetit Azem Hajdari, siç është  Sali Berisha, së bashku me avokatin ndërkombëtar Erdal Güngör. Avokatët thanë se kanë përgatitur dosjen dhe brenda javës që vjen do t'a çojmë për herë të dytë në Gjykatën Europiane të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Strasburg.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Konjak: 03/06/2020 18:51

    Shum keq , te mbahet edhe nje kriminel ne burg , kur shume te tjere , edhe pse te denuar per jete , mbas 2-3 vjeteve u kane dhene pafajsine . Hapni dyert e burgjeve, qe edhe ata pak njerez te ndershem e punetore , qe jane akoma ne shqiperi, te marri arratine . Nje popull qe do te jetoje e punoje i qet ne vendin e tij , e mbron ligji dhe vetem ligji . Prandaje populli kerkon nje drejtesi te reformuar , qe ligjin ta kete te shenjt . Nese do bejme si kemi bere , ngjer me sot ; bisht qeni do te mbetemi .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?