Brittney Griner

Bota

Gjykata ruse e dënoi me 9.5 vite burg, basketbollistja amerikane apelon vendimin

15 Gusht 2022, 22:14| Përditesimi: 15 Gusht 2022, 22:15

  • Share

Basketbollistja amerikane, Brittney Griner, ka apeluar vendimin e gjykatës ruse, e cila e dënoi atë me 9.5 vite burg për mbajtje kanabisi. Sipas mediave ruse, avokatët e saj mbrojtës kanë thënë se Grine kërkon që të falet apo që t’i zvogëlohet dënimi.

Ndërkohë ka raportime në media se Uashingtoni dhe Moska janë duke diskutuar mundësinë e këmbimit të saj me të burgosur rusë në Shtetet e Bashkuara.

Griner, 31-vjeçare, ka qenë në duke u mbajtur në qelitë në Rusi, pasi policia i ka gjetur vaj kanabisi në valixhen e saj në aeroportin e Moskës në muajin shkurt.

Presidenti amerikan, Joe Biden e ka caktuar një negociator për të diskutuar rreth çështjes së Grinerit dhe ka thënë se administrata amerikane është duke “punuar shumë” për lirimin e saj. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Uashingtoni do të pranonte ofertën e Moskës që këmbimi i të burgosurve të diskutohet në nivel presidencial.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?