Saimir Tahiri

Gjyqi ndaj Tahirit do të mbahet 11 ditë përpara zgjedhjeve lokale

16 Prill 2019, 14:09| Përditesimi: 16 Prill 2019, 14:19

  • Share

Ndërkohë që treshja e gjyqtarëve do të jetë e përbërë nga Ardit Mustafaj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka.

Procesi ndaj Tahirit do të bëhet në mënyrë të përshpejtuar, me ish-ministrin që më 26 Mars pranoi gjykim të shkurtuar pa pranuar akuzën, pasi këmbëngul se është i pafajshëm.

Në dosjen me 53 fashikuj, Prokuroria e akuzon Tahirin për akuzat për akuzat  “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”. 

Pas përzgjedhjes së gjyqtarëve, sot është caktuar edhe data e seancës së parë ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai do të ulet në bankën e të akuzuarve më 19 qershor, 11 ditë para zgjedhjeve lokale.

Bashkë me të, të pandehur janë edhe tre ish-zyrtarët e lartë të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Gjergj Kohila e Sokol Bode.

Komento

Komente

  • Ana: 16/04/2019 16:58

    Sikur te kaloheshin ne site te gjjtha emerimet e kohes se Tahirit, ku ne çdo vend qe u mboll hashashi u vune te besuarit e tij, ky duhet te denohet me burgim te perjetshem. Pale pastaj te hetohen me detaje shoferi, eurot e kapura ne Elbasan, skafi, Audi, bodiguardi, shoferi, gruaja e tij etj etj etj, do denohej me varje ne litar. Po thuaj Shqiperi hesapi dhe ky ben rolin sikur i kane rene ne qafe kot dhe e drejta do dali ne drite. Ky eshte grup i strukturuar kriminal ne plot kuptimin e fjales.

    Përgjigju
    • Klodiana Lala: 16/04/2019 19:39

      Ua mi Ana... kot nuk je bere prokurore dhe ti si Besimi.. nje mendje keni..

    • Aleanca Shqup-lesh e dhi: 16/04/2019 19:22

      Me sa duket e ke marre informacionin nga ish republika e Lazaratit! Me Dash Alikon ne krye Shqupisted do shkojne nga kanabisi ne kokaine...

    • Tirona: 16/04/2019 18:01

      Sa schofere paska patur Tahiri?

    • Like: 16/04/2019 17:45

      Jojo mo jo se ai do fitoj po eshte pune politiqensh ketu ne dhwiperi

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?