Gjykata e Posaçme, foto arkiv

Kronikë

Gjyqi ndaj tre ish-drejtorëve të bashkisë Tiranë për dosjen 5D! Financierja, punonjësi dhe ish-drejtori i UKT dëshmojnë për lidhjet me Qaton e Mollën

18 Shtator, 13:43| Përditesimi: 18 Shtator, 14:14

  • Share

Në GJKKO është mbajtur këtë të enjte seanca për gjyqin ndaj ish-drejtorëve të bashkisë Tiranë, Redi Molla, Mariglen Qato dhe Taulant Tusha për dosjen 5D. E pranishme në sallën e gjyqit, me kërkesë të SPAK, ishte edhe Jorida Hoxha,  me detyrë financiare, e cila tregoi njohjen me Qaton dhe me Mollën.

"Në vitin 2015-2016 kam punuar në UKT. Kam punuar në 5D në vitin 2020 me detyrë shefe finance. Kam pasur detyrë të kontrolloj të gjitha pasqyrat financiare dhe raportoj te Nestor Muhametllari. Kam pas më varësi 2-3 punonjës. Unë kam patur njohje me Mariglen Qaton dhe jam larguar nga Ujësjellësi. Jam takuar me Qaton dhe me ka ofruar punë dhe më ka dhënë numrin e Nestorit. Fillimisht administrator ka qenë Muhamet Petriti dhe pastaj u bë Nestor Muhametllari. Me Redi Mollën kam patur marrdhënie miqësore.", tha ajo. 

Dëshmitar në proces ishte edhe Oltjan Dhrami, punonjës në UKT.

"Kam punuar në UKT në vitin 2016. Kam qenë përgjegjës i Bovillës dhe pastaj kalova drejtor inxhinierik. Kam pasur kontakt me Mariglën Qaton", tha ai.

Dëshmoi gjithashtu edhe Elton Kacidhja, i cili ka drejtuar UKT Tiranë, tregoi se gjatë kohës që ai ishte drejtor 5D ka fituar një tender. Ai tha se me Nestor Muhametllarin, i akuzuar për shkelje të barazisë në tendera për këtë dosje, e njeh dhe se e kishte thirrur në zyrë për të diskutuar për pjesët teknike.

“Në tetor 2020 kam punuar në UKT. Para 2020 kam qenë drejtor në ndërmarrjen e punëtorëve nr.2. Në UKT, kam mbajtur postin e drejtorit të Përgjithshëm. Nestor Muhametllarin e njoh, kur kam qenë në ndërmarrjen e qytetit. Kur isha drejtor, 5D ka fituar një tender. Detyra ime ishte të shikoja punimet dhe kantieret. Me Nestorin kam pasur marrëdhënie normale. E kam thirrur në zyrë për të diskutuar për pjesë teknike. Kur isha drejtor, ai që ndiqte punët në terren, caktohej nga ndërmarrja.”, deklaroi ai.

Ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë u arrestuan në muajin mars të vitit 2024 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”. Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, e cila sipas hetimeve ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë. Bëhet fjalë për 11 procedura tenderimi në harkun kohorë të 6 viteve, nga 2016 deri në 2022.   Kompania njihet dhe me dy emra të ndryshëm “Igor Electric” dhe “Vas construcion”.

Lajm ne perditesim...

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?