Gjyqi për incineratorin e Fierit, Flasin avokatët e Alqi Bllakos: Veprimet e SPAK, të pabesa e arbitrare

19 Qershor 2023, 12:40| Përditesimi: 19 Qershor 2023, 12:44

  • Share

1685607068_bllako.jpg

Seanca e sotme gjyqësore (19 qershor) ku avokatët mbrojtës të të pandehurve për dosjen e inceneratorit të Fierit do të paraqisnin konkluzionet u kthye në një debat procedurial.

Në këtë seancë ish deputeti socialist është mbrojtur nga dy avokatë të tjerë ndërkohë që ka njoftuar se Sokol Hazizaj nuk do të jetë më avokati i tij

Avokatët Artan Kodheli dhe Eduart Sheko pretendojnë se në këtë fazë të gjykimit kur është pranuar gjykimi i shkurtuar nuk mund të ketë ndryshime të akzuës dhe e quajti veprimin e prokurorit, veprim arbitrar. 

Artan Kodheli, avokat i Alqi Bllakos: "Rëndimi i akuzës për Bllakon është i paligjshëm dhe për ti bërë presion gjykatës në momentin e konkluzioneve përfundimtare. KKP e rregullon në mënyrë shterruese qëndrimet që duhet të mbajë prokurori. Gjykata ka konkluduar se për Alqi Bllakon, do të ketë shpërdorim detyre dhe korrupsion aktiv, jo si funksionar i lartë shtetëror. Asnjë organ akuze nuk mund të ndryshojë një vendim të formës së prerë sidomos në këtë fazë të gjykimit. KPP ndalon kategorikisht një vendim të tillë, jemi në një procedim të gjykimit të shkurtuar. S’mund të ketë fakte të reja në gjykim të shkurtuar. Është veprim arbitrar i prokurorit. E akuzon për shpërdorim detyre duke mos cituar asnjë ligj dhe duke shkelur 10 dispozita ligjore. Prokurori shpërdoron detyrën duke ngritur akuza për shpërdorim detyre.  Sekretari i përgjithshëm është funksion i lartë civil."

Eduart Sheko, avokati i Alqi Bllakos: "Prej 18 muajsh ndjekje inkuizitore ndaj Alqi Bllakos me mjete ekstra-ligjore. Prokurori e ka pranuar këtë kërkesë për saktësim akuze. Nëse ishte kundër, ta ankimonte jo ta linte për ta bërë tani. Ky është një akt i pabesë që bëhet pikërisht në këtë fazë."


Lajmi kryesor:

Gjyqi për inceneratorin e Fierit, Alqi Bllako akuzon SPAK: Po më akuzoni për një detyrë që s'ka qenë e imja! Hakmarrje personale


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?