Në ditën e dytë të dëshmisë në Hagë, në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, juristi amerikan Paul Ëilliams tregoi se si dhe pse u vendos Hashim Thaçi në krye të delegacionit të Kosovës për Konferencën e Rambujesë. Sipas tij, anëtarët ishin Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi dhe Rexhep Qosja, ndërsa rol formal mori Veton Surroi.
Siç u shpreh ai, Thaçi u zgjodh me dy vota, me votën që i dha vetë vetes së tij dhe me votën që mori nga Rexhep Qosja. Juristi amerikan, ish-këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës në Rambuje, deklaroi se Rugova ishte pro pavarësisë, por nuk ishte negociator. Thaçi, tha ai, shihej si një figurë e UÇK e besueshme dhe si diplomat.
“Rugova ishte pro pavarësisë. Ai nuk e hapte gojën në qoftë se nuk bihej dakord për pavarësinë. Kishim Bujar Bukoshi, më i nuancuar dhe punonte me amerikanët dhe me evropianët, ndërkohë që kishim edhe veprimin e aktorëve shtetërorë dhe pastaj kishim një dimension tjetër të vetëvendosjes së strategjisë për pavarësinë. Kështu që në negociata ti doje që të kishe një UÇK që tregonte përmes veprimeve dhe fjalëve dhe angazhimeve të veta që ky person i UÇK-së të ishte një negociator, një diplomat që mund të ishte një person ose një partner i besueshëm”, tha ai.
Ai tha se i gjithë delegacioni kosovar kërkonte pavarësinë.
“Hashim Thaçi dhe do të thoja të gjithë anëtarët e delegacionit shqiptar të Kosovës dhe ekspertët tyre kosovarë, shqiptarë, kërkonin pavarësinë”, tha Williams.
Sipas tij, UÇK-ja ishte një strukturë mbi baza rurale dhe jo e bazuar në rregulla dhe se Thaçi nuk kishte autoritet për të vendosur. Për një marrëveshje, tha juristi amerikan, atij i duhej që të konsultohej me komandantët e zonave. Më tej, argumentoi se Bujar Bukoshi, kryeministri në mërgim i asaj kohe, hezitonte të ofronte ndihmë financiare për UÇK-në. Sipas tij, ai po përpiqej që të krijonte Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK).
“Unë e dija se kryeministri Bukoshi përpiqej të krijone FARK-un bazuar fillimisht në Shqipëri që përbëhej nga oficerë shqiptarë ose oficerë që kishin shërbyer në Forcat Ushtarake të Jugosllavisë”, tha ai.
Dëshmitari Paul Williams tha në Hagë se Hashim Thaçi nuk e kishte autoritetin që të vendoste vetë në UÇK. Sipas tij, Thaçi duhej që të merrte miratimin e komandantëve të zonave në Kosovë për të nënshkruar marrëveshjen.
“U bë e qartë si drita e diellit se komandantët e zonës duheshin të bëheshin pjesë e procesit”, u shpreh Williams.
Sipas tij, në vendin ku mbaheshin punimet e marrëveshjes së Rambujesë, ishte e pamundur që të përcaktohej statusi i ardhshëm i Kosovës.
“Brenda përbrenda kështjellës ishte e pamundur që të përcaktohej statusi i ardhshëm i Kosovës”, tha Williams.
Gjatë ditës së dytë të dëshmisë në Hagë, Paul Williams tregoi se si u vendos Hashim Thaçi në krye të delegacionit kosovar gjatë punimeve për Konferencën e Rambujesë. Ai tha para trupës gjykuese se në fillim të raundit për Konferencën, delegacioni i Kosovës e kishte kryesinë me tre anëtarë: Ibrahim Rugovën, Hashim Thaçin dhe Rexhep Qosjen. Thaçi, tha ai, u zgjodh me dy vota, ndërsa shtoi se rol joformal mori edhe Veton Surroi.
“Pyetja juaj ka dy pyetje në një pyeje; me aq sa di tre prej tyre ishin përzgjedhur me konsensus dhe kjo vjen nga procesverbali i takimit të 7 shkurtit që më ka treguar Edita Tahiri. Gjithashtu, më është dhënë dokumenti që më lejonte mua të futesha në kështjellë. Rugova ishte LDK-ja, Qosja nga LBS-ja dhe Thaçi nga UÇK-ja. Vendimi u mor- dy me një. Qosja votoi për Thaçin- Thaçi votoi për veten dhe kjo ishte mënyra se si u zgjodh Thaçi. Dy ishin pro Thaçit dhe një kundër tij.", tha ai.
Më pas shtoi se pse zgjodhën pikërisht Thaçin.
"Ekzistonte dëshira për procesin e pavarësisë së Kosovës dhe kjo çështje ishte me shumë shtresa; Rugova ishte pro pavarësisë. Ai nuk e hapte gojën në qoftë se nuk bihej dakord për pavarësinë. Kishim Bujar Bukoshin që punonte me amerikanët dhe me evropianët ndërkohë që kishim edhe veprimin e aktorëve shtetërorë dhe pastaj kishim një dimension tjetër të vetëvendosjes së strategjisë për pavarësinë. Kështu që në negociata ti doje që të kishe një UÇK që tregonte përmes veprimeve dhe fjalëve dhe angazhimeve të veta që ky person i UÇK-së të ishte një negociator, një diplomat që mund të ishte një person ose një partner i besueshëm”, tha ai.
Komente
