Gjyqtarët marrin deri në 50 % të pagës nëse punojnë për festa dhe ditë pushimi

3 Mars 2019, 11:06| Përditesimi: 3 Mars 2019, 12:22

  • Share

Çdo gjyqtarë i cili do të dalë në punë përgjatë ditëve të pushimit apo festave zyrtare do të marrë 50 % shtesë mbi pagën ditore.

Report Tv ka zbardhur vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, të marrë ditën e fundit të muajit shkurt me shumicë votash të anëtarëve të KLGJ-së.

Në bazë të ligjit për statusin e gjyqtarëve si dhe funksionimit të organeve të drejtësisë KLGJ ka marrë këtë vendim: “Gjyqtari që ushtron funksionin në ditët e pushimit javor apo festave zyrtare, përfiton shtesë page në masën 50% të pagës së tij ditore”.

KLGJ kërkon nga gjykatat në rang vendi të krijojnë fondin e veçantë të miratuar në buxhetin e saj.

Efektet financiare të këtij vendimi nisin prej 1 Janar 2019 dhe çdo gjyqtar i cili deri më tani ka gjykuar apo do të gjykoj duke dalë në punë ditët e pushimit apo festave do të marrë shtesën në pagë.

Pagesa për një ditë pune ndaj gjyqtarëve në varësi të pozicionit apo vjetërsisë së tyre si dhe kualifikimeve nis nga 3 mijë deri në 6 mijë lekë dita, e në rast të zbatimit të këtij efekti shkon në 4 mijë e 5 qind deri në 9 mijë lekë

(Kliko këtu për të lexuar vendimin).

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ilir: 04/03/2019 09:04

    Ca brocullash thoni. Na Kane mbytur injorantet po ajo ka qene e detyrueshme sipas KODIT TE PUNES, kjo do te thote e nuk eshte zbatuar ligji jo se do perfitojne ndonji gje ekstra. Sepse te hedhin ne gjyq dhe e fiton gjyktesi se e ka ligji

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?