Iu hoqi pasaportat diplomatike, Gjyqtarët padisin qeverinë (DOKUMENTI)

11 Korrik 2019, 13:33| Përditesimi: 11 Korrik 2019, 15:42

  • Share

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë ka paditur ditën e sotme qeverinë, pasi kjo e fundit një muaj më parë më 12 qershor iu hoqi të drejtën për t'u pajisur me pasaporta shërbimi dhe diplomatike.

ReportTv ka siguruar padinë e shoqatës kombëtare të gjyqtarëve ku në 10 faqe, ata rendisin argumentet se përse vendimi i qeverisë është i padrejtës. Këtë të drejtë gjyqtarët e gëzojnë prej 2 shtator 1997, ndërsa tashmë ajo është hequr po me vendim qeverie dhe ka vënë gjyqtarët përballë qeverisë në një proces gjyqësor.

Padia është depozituar në Gjykatën e Apelit Administrativ ndërsa pritet që me short të përzgjidhet trupa gjykuese dhe të publikohet data e seancës. Sipas gjyqtarëve, kjo e drejtë atyre u lind nga Kushtetuta ku sipas tyre paga dhe përfitimet e tjera të magjistratëve atyre nuk mund t'i ulen. Gjyqtarët argumentojnë se heqja e kësaj të drejte atyre do t'i rriste kostot e marrjes së vizave tek vendet të cilat kërkojnë vizë dhe deri më tani ata kanë udhëtuar me pasaporta shërbimi.

Një tjetër argument i gjyqtarëve në këtë padi është edhe neni "138" i Kushtetutës ku sipas tyre flet për ta dhe statusin e tyre duke garantuar përfitimet dhe të drejtat që ju rrjedhin nga ky status. Ky vendim i qeverisë preku një sërë kategorish që kishin këto privilegje ndërsa reforma u ndërmor nga Ministria e Jashtme e cila së pari preku targat diplomatike, konsujt e nderit e më pas pasaportat e shërbimit dhe ato diplomatike.

Heqja e pasaportave diplomatike për 350 persona, mes tyre ish-deputetë që u ka mbaruar mandati ose gjyqtarë që nuk kanë kaluar procesin e vettingut, shoqëruesve të zyrtarëve ka qenë një ndër punët e para të bëra të ministrit Cakajt sapo u emërua në krye të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

( Kliko këtu ) Padia e Plotë

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xll: 11/07/2019 20:30

    Kete nuk e marr vesh flasin ne emer te popullit po kush i zgjedh keta gjyqtare

    Përgjigju
  • Mondi: 11/07/2019 18:04

    Njerezit jane te barabarte perball ligjit. Pse disa duhet te jene me te barabarte??pa pyeti ata gjuqtaret e kalojne vetingun apo japin dorheqjen

    Përgjigju
  • redi: 11/07/2019 17:44

    Gjygjtaret kane te drejte te kerkojne te gjitha te drejtat e tyre qe i jep ligji . Po shqiptaret nuk kane te drejte ti kerkojne gjyygjtareve te japin te japin drejtesi sipas ligjit ? Nuk po shikon populli se cfar kane ndodh me drejtesine qe vec pasurimit, kane shkaktuar trauma sociale dhe kane te lire korrupsionin shteteror dhe pse pagohen me tajsat e popullit.Binomi politik drejtesi jane shkaktar te tranzicionit te traumatizuar shqiptar.Kjo nuk eshte demokraci ,por demokrature ku politika mban nen shtypje popullin me ligje dhe konjuktura antidemokratike

    Përgjigju
  • ilko stoyanov: 11/07/2019 16:42

    pasaporta diplomatike qe te nxjerin jashte parate e vjedhura ,se nuk kontrollohen neper aeroporte ..... jo vetem pasaporten por konfiskim pasurie dhe heqje te drejten e ushtrimit te pofesionit parazitet e shoqerise peme pa kokrra

    Përgjigju
  • Tir: 11/07/2019 14:04

    Perse u duhet pass diplomatike ketyre gjyqtareve??? Te kalojne vettingun njehere dhe te mos "dezertojne" pa dorezuar mundesisht vullnetarisht ate ckane pervetesuar nga puna e tyre e ndyre( jo te gjithe).,I kerkojne pass per te levizur lirshem neper bote , per te transferuar parate e tyre. Ah qena qena!

    Përgjigju
  • Xll: 11/07/2019 13:59

    Per çfare duhen pasaportat diplomatike kur ju jasht shtetit shkoni per interesa tuaja personale dhe per pushime, sipas jush gjithe populli duhet te marre pasaporta diplomatike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?