COVID-19 'paralizon' gjyqësorin! Në 48 orë infektohen tre gjyqtarë, nga shkalla e parë deri tek e larta

13 Korrik 2020, 10:59| Përditesimi: 13 Korrik 2020, 15:11

  • Share

TIRANË- COVID-19 fut në karantinë në më pak se 48 orë tre gjykatat më të rëndësishme në vend. Pas të premtes ku u shënua rasti i parë me COVID-19 në Gjykatën e Posaçme këtë të hënë një gjyqtar në Apelin Tiranë dhe një gjyqtar në Gjykatën e Lartë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit është pezulluar për dy javë zhvillimi i seancave normale gjyqësore dhe po bëhen vetëm masat e sigurisë, ndërsa gjyqtari pozitiv është karantinuar po ashtu edhe dy gjyqtarë të tjerë dhe stafi i tyre. Aktualisht në Gjykatën e Posaçme janë 9 gjyqtarë ku një pozitiv, dy të karantinuar dhe 6 në pritje të testeve të tamponit. Stafi i kësaj gjykate ishte njoftuar nga Instituti i Shëndetit Publik se do të kryej hetimi epidemiologjik duke nisur nga kjo e hënë. Një nga seancat e shtyra është edhe ajo për kokainën në Maminas me Arbër Çekaj.

Rasti i dytë në Gjykatat e kryeqytetit u shënua në Apelin e Tiranës me një prej gjyqtarëve e më pas këshilli i kësaj gjykate njoftoi se stafi do të reduktohej vetëm në çështjet emergjente deri në rezultatet e të gjithë trupës gjyqësore që do t'i nënshtrohet tamponit. Në mesditë rasti i tretë u konfirmua në Gjykatën e Lartë e cila prej pak javësh nisi nga funksionimi me tre gjyqtarët e zgjedhur Sokol Sadushin nën kryetar me kompetencat e kryetarit, Ervin  Pupen dhe Ilir Pandën.

Edhe kjo gjykatë pezulloi aktivitetin normal deri në përfundim të periudhës së karantinimit 14 ditore dhe testimit të të gjithë stafit dhe kontakteve të ngushta me një prej gjyqtarëve të infektuar. Më herët ishte gjykata në Durrës që u prek nga COVID 19 ç'ka solli pezullim e funksionimit të saj për shkak të pranisë së virusit.

Ora 13:26
COVID-19 prek dhe Gjykatën e Lartë! Gjyqtari i infektuar, reduktohet puna! Vetëm për rastet urgjente

1594639637_GjykataeLarte.jpg

COVID-19 prek dhe Gjykatën e Lartë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se kjo gjykatë do të reduktojë punën, për shkak se një gjyqtar ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Kjo gjykatë do të funksionojë vetëm për çështjet urgjente. 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • sapa: 13/07/2020 15:20

    Kam shume shprese tek kjo pandemi se do ju a marre jeten jo vetem atyre por edhe familjareve te tyre se edhe ata shijojne gjene e vjedhur ne menyre te padrejte!

    Përgjigju
  • asl: 13/07/2020 14:00

    Karagjoza vetem per te tallur njerzit mbaje Ilirin dhe vrasesit e 21 janarit se do maresh ate te Dritanit per votim.

    Përgjigju
  • Drejtesi: 13/07/2020 13:54

    Me shpirt uroj te vdesim legenat

    Përgjigju
  • Skema 3D: 13/07/2020 13:39

    Bravo, i gjeten skemat me zvarrit proceset gjyqesore dhe me kalu vetem ndonje qe duan ato, Sa per me bo leket e pushimeve! Skeme e njohur kjo, me nxjerre ato qe duan pa zhurme dhe pa njerez neper kembe. Respekt..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?