Foto ilustruese

Aksidentet rrugore, Gledis Nano tenton t'i parandalojë me ndryshimet e shefave të qarkullimit

11 Janar 2022, 14:20| Përditesimi: 11 Janar 2022, 14:23

  • Share

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka firmosur një sërë ndryshimesh në sektorët e Policisë Rrugore në disa qarqe të vendit. Mësohet se ndryshimet janë bërë me qëllim rifreskimin dhe dhënien e një impulsi të ri në drejtim të marrjes së masave për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Ali Yzeiri, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në Berat, është transferuar dhe emëruar specialist i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore.

Valentin Florini, i cili deri më tani ka qenë specialist i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore, është emëruar shef i Sektorit të Rrugores në Fier. 

Ylli Kondi, shef i Sektorit të Policisë Rrugore në Fier, është transferuar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në Berat. 

Janaq Zarka, shef i Analizës dhe Informacionit Kriminal në Fier, është transferuar dhe emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në Vlorë. 

Naun Doko, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në Vlorë, është transferuar dhe emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në Gjirokastër. 

Altin Dervishaj, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në Gjirokastër, është transferuar dhe emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në Shkodër. 

Valmir Nikolli, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në Shkodër, është transferuar dhe emëruar në Akademinë e Sigurisë.

Komento

Komente

  • Shkodran: 18/01/2022 21:47

    Policia duhet t'i thotë mjaft korrupsionit në policinë rrugore!!

    Përgjigju
  • tirona: 11/01/2022 15:36

    Vazhdon kontolli qarkullimit rrugor si ne kohen e moninizmit nderroni shefat rrugore asnje permisim nuk do te kete pa istsluar radare elekronik ashtu si eshte ne BE aksidentet do vazhdojne deri sa kontolli mjeteve do behet ne menyre elektronike dhe shkelesit e rregullave te qarkullimit te gjobiten ne menyre elekronike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?