Gledis Nano nga Vlora: Efektivët që merren me kanabis, jashtë policisë! Së shpejti rezultate për vrasjet mafioze mister

24 Janar 2022, 17:58| Përditesimi: 24 Janar 2022, 18:06

  • Share

Nga Vlora, ku zhvilloi analizën vjetore të policisë, drejtori i përgjithshëm, Gledis Nano tha se do shkarkohen të gjithë ata efektivë që përfshihen në trafik kanabisi. Nano tha se së shpejti do ketë rezultate në zbardhjen e vrasjeve mafioze.

Efektivët që do të implikohen në kultivimin e kanabisit do ta gjejnë vetën jashtë policisë.

“Përsa i përket kultivimit të kanabisit, është një pikë të cilën e kam marrë si sfidë personale. Nuk do të toleroj asnjë punonjës policie, i cili me veprim apo me mosveprim do të implikohet në këtë lloj procesi”, deklaroi Gledis Nano.

Nga Vlora ku zhvilloi analizën vjetore Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano tha se së shpejti do të ketë rezultate për krimet mafioze ende të pazabardhura.

“Parandalimi i ngjarjeve të rënda kriminale, po ashtu edhe zbulimi i tyre njëkohësisht edhe parandalimi apo ulja e numrit në drejtim të kultivimit të kanabisit. Këto janë dy pika shumë të forta ku personalisht do të qëndroj fort, në çdo drejtori vendore të policisë ku kemi zhvilluar dhe do të zhvillojmë analizat e punës”, tha drejtori Nano.

Gjatë 2021-shit në Vlorë janë vrarë gjashtë persona, një pjesë e tyre në ngjarje të mirëfillta mafioze.

Kryepolici Gledis Nano u ndal edhe në Policinë e Fierit për analizën vjetore. Nga dhjetë vrasje të ndodhura në këtë qark, tetë prej tyre kanë arritur të zbardhen, ndërsa janë zhvilluar 30 operacione më shumë me 45 të arrestuar më shumë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gripi: 24/01/2022 19:41

    Presim ne o Gledis presim se skemi cfare te bejme. Keshtu tha Llalla, keshtu thote Spaku keshtu tha Ardi Veliu, keshtu thua dhe ti qe e nise reformen duke ricikluar kansbistet e Sajmir Tahirit. Flit ti se jeni mesuar ne.

    Përgjigju
    • Loni: 24/01/2022 20:48

      Show vazhdon te shikojme eme Fakte koha I tregoj edhe rezultatet por SI perhere show vazhdon...

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?