Futbollisti Blerim Xhemajli

Godasin futbollistin shqiptar se nuk u dha autograf

5 Prill 2018, 19:02| Përditesimi: 5 Prill 2018, 19:04

  • Share

Të refuzosh një autograf ndaj tifozëve mund të jetë e rrezikshme për një futbollist. Këtë e ka kuptuar më së miri sot mesfushori shqiptar i Bologna-s në Serie A, Blerim Xhemajli, i cili është sulmuar nga tre persona teksa po largohej nga stërvitja në klub. Në daljen e tij nga ambientet e klubit, makinës së tij i janë afruar sot tre persona, të cilët i kanë kërkuar lojtarit me origjinë shqiptare që të ulte xhamin e veturës, pasi kishin një kërkesë për të. Ata fillimisht i kanë kërkuar një autograf, si dhe nëse mund t’u jepte një fanellë apo materiale të tjera sportive.

Përballë kësaj kërkese, e cila sipas mediave italiane kishte pasur më shumë formën e një urdhri, Xhemajli kishte reaguar me nervozizëm dhe në atë moment, një nga personat në fjalë ishte munduar ta godiste me grusht futbollistin. Ky i fundit e ka shmangur goditjen dhe i ka dhënë menjëherë gaz makinës, duke u larguar nga aty, për të lajmëruar më pas forcat e rendit. Ndonëse ata kanë mbërritur në vendngjarje pas lajmërimit të lojtarit, personat që e sulmuan ishin zhdukur derisa karabinierët u shfaqën para dyerve të klubit. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?