Godina e braktisur në Vlorë kthehet në strehë për drogaxhinjtë, banorët: Kemi frikë se na vrasin

19 Dhjetor 2019, 20:42| Përditesimi: 19 Dhjetor 2019, 20:50

  • Share

Një godinë e braktisur në lagjen “4 heronjtë” në qytetin e Vlorës është kthyer tashmë në strehën e përdoruesve te drogës. Shiringa të hedhura përtokë e mbeturina kudo është pamja me të cilën ndeshesh në kete godinë të amortizuar.

Banorët tregojnë që prej gjashtë vitesh kjo godinë frekuentohet çdo mbrëmje nga persona që janë përdorues të drogave të forta. Krahas rrezikut nga infeksionet banorët shprehen se kanë frikë nga këta persona pasi nën efektin e drogës mund të jenë një rrezik i shtuar për ta.

Çdo gjë është aty, shiringat janë me thasë. Janë djegur dhe prapë njerëzit vijnë. Kemi frikë kur pinë  drogë mund të vrasin dhe njerëz. Ka nja 6 vjet kështu”, tha një banore.

Pranë godinës ndodhet edhe një shkollë 9 vjeçare, fëmijët kalojnë aty çdo ditë për të zhvilluar mësim kjo përbën rrezik për ta pasi mund të infektohen me ndonjë sëmundje.

Ja shkolla ku është, aty kalojnë ata, që hedhin atë. Pesëqind ndyrësira bëhen aty, kazan plehrash janë aty dhe drogë”, tha një tjetër banore. Sipas banorëve brenda godinës në lagjen “4 heronjtë” në Vlorë para 1 viti e gjysëm janë gjendur të vdekur  dy persona.

Këtu në këtë kanë dalë dy të vdekur nga konsumimi I drogës. E dinë dhe policia, erdhi autoambulanca dhe i mori, e dinë dhe policia”, tha një banore. Nga sasia e shiringave të hedhura është e dukshme që në këtë rast kemi të bëjmë me një numër të lartë përdoruesish të drogave që frekuentojnë këtë godinë. Ndërkohë ndërtesa edhe pse e braktisur ka pronarë çfarë e bënë të pamundur ndërhyrjen nga ana e bashkisë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjorm: 20/12/2019 06:28

    Nuk durohete me jeta ne vlore!

    Përgjigju
    • @Gjorm: 20/12/2019 07:52

      Ik në Gjorm te dhia aty të takon ty.

  • boli: 20/12/2019 00:57

    BASHKIA TA SHEMBE...

    Përgjigju
  • Gjorm: 19/12/2019 21:13

    na u be jeta e veshtire ne vlore nuk jetohet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?