Godina e Kardiokirurgjisë në QSUT në rikonstruksion, Koçiu: Do pajiset me teknologjinë më të fundit

4 Nëntor, 10:20| Përditesimi: 4 Nëntor, 10:36

  • Share

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu publikoi sot në rrjetet sociale disa pamje nga kantieri i kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku vijojnë punimet për të përfunduar rikonstruksioni i plotë i godinës.

“Mirëmëngjesi  nga kantieri i kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", ku po punohet me ritme të shpejta për të përfunduar rikonstruksioni i plotë i godinës që do të përfshijë krahas sallave të dedikuara për kirurgjinë e zemrës dhe një repart te specializuar reanimacioni dhe teknologjinë më të fundit për shërbimet e kardiokirurgjisë”, shkruan Koçiu në Facebook.

Projekti për Spitalin e Kardiokirurgjisë do t’i shtohet zinxhirit të shërbimeve të rilindura shëndetësore të QSUT-së, që do të mundësojë rritjen e kapaciteteve të shërbimeve të kardiokirurgjisë dhe kirurgjisë vasale, përmirësimin e teknologjisë dhe kushteve të punës për personelin e këtij spitali dhe shërbime më cilësore për pacientët që trajtohen këtu.

Projekti përfshin 4203 m2 sipërfaqe ndërtimi, katër salla operacioni, infrastrukturë moderne dhe pajisje të teknologjisë së lartë, ndërsa ka një kapacitet prej 80 shtretërish.

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • O.rda: 14/11/2024 13:54

    Kardiokirurgjia ka nevoje per mjeke e staf mjekesor human mbi te gjitha dhe jo vetem mure e makineri. Jane shoetuar jete edhe ne lufte kur kirurgu ka patur vetem bisturine e gjilperen,sepse nuk mungonte humanizmi. Denuat Edvin Priftin,qe te pakten lishte komunikim njerezor,nderkohe promovoni psikopate te shtirur qe sillen me pacientet app njerezit e pacienteve si te ishin pa vlere....Thoni te denoncohet,po ku????Kur ata qe marrin denoncimet jane promovuesit kryesore?!!!!Jemi per gjynah,ama deri diku e kemi kerkuar vete sepse jemi popull qe nuk behemi bashke per jeten,ama per partite te marrim gjak ne vetull...

    Përgjigju
  • topet: 04/11/2024 10:26

    ne kete godine dhe repart gelon korrupsioni. eshte korrupsion masiv. le te shkoje prokuroria te hetoje, te gjithe kirurget jane te korruptuar deri ne place. plehra!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?