Detaje të tjera janë zbuluar nga grupi shqiptar i trafikut të kokainës që është goditur ditën e sotme në Tiranë. Sipas prokurorisë 2 drejtuesit e grupit janë në vendin tonë, një prej tyre është zjarrfikësi Ndriçim Harka.
Ky grup shqiptarësh ka rekrutuar edhe një zvicerian për trafikun e kokainës, Gjermani Shqipëri Zvicër. Deri më tani janë kapur 3 kg kokainë, ndërsa për një transport ofronin 3500 euro. Grupi është aktiv që në 2015, dhe është goditur pas përgjimeve dhe vëzhgime në terren te aktivitetit kriminal. Droga merrej në Gjermani dhe tranportohej në Zvicër me makina.
Lajmi kryesor: