Goditi me thikë për vdekje 41-vjeçarin në Sarandë, shpallet në kërkim autori

17 Gusht 2022, 19:53| Përditesimi: 17 Gusht 2022, 19:59

  • Share

1660758926_Sequence03.00160009.Still051.jpg

Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar për vrasjen e 41-vjeçarit në Sarandë. 24-vjeçari Xhanelo Tarja dyshohet se pas një konflikti ka goditur me thikë për vdekje Klodian Bakinë.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë, ku dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, një shtetas, si pasojë e dëmtimeve me mjete prerëse ka ndërruar jetë, në spitalin e Sarandës, ju informojmë se: Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Xh. T., 24 vjeç, banues në Laç.

Shtetasi Xh. T, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, në lagjen nr.1, Sarandë, ka goditur me mjete prerëse shtetasin K. B., 41 vjeç, banues në Tepelenë, i cili si pasojë e dëmtimeve të marrë, ka ndërruar jetë në spitalin e Sarandës. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë punën intensive për kapjen e autorit të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.


Lajmi kryesor:

Sherr për parkimin në Sarandë, 41-vjeçari goditet me thikë në zemër, ndërron jetë në spital! Arrestohet autori


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?