Goditi mjekun dhe u arrestua, QSUT: Dënojmë dhunën, pacienti ra nga krevati, po e ndihmonim! Organet të zbardhin ngjarjen

20 Shkurt 2021, 13:16| Përditesimi: 20 Shkurt 2021, 13:18

  • Share

QSUT ka dënuar dhunën që familjari i një pacienti ka ushtruan nga një mjeku, i cili po ndihmonte një pacient të ngrohej pasi kishte rënë nga krevati. QSUT tha se të tilla akte nuk duhet të ndodhin dhe kërkojnë  nga organet kompetente të zbardhin ngjarjen.

"Sqarojmë se incidenti ka ndodhur pasi mjeku ka qenë duke ndihmuar një pacient të shtruar në Njësinë e Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme i cili kishte rënë nga krevati. Rezulton se familjari i pacientit ka sulmuar mjekun ndërkohë që ky i fundit ka qenë duke dhënë ndihmë tek pacienti. Pas kallëzimit nga ana e mjekut, kjo çështje po ndiqet nga organet kompetente. Drejtoria e QSUNT dënon aktin e dhunës të ushtruar ndaj mjekut  dhe u bën thirrje organeve kompetente të zbardhin ngjarjen. I bëjmë apel opinionit publik, të mirëkuptojnë dhe përkrahin bluzat e bardha gjatë punës së tyre, të cilët pavarësisht situatave të krijuara, në asnjë rast nuk neglizhojnë misionin e tyre human për shpëtimin e jetëve njerëzore", thuhet në reagimin e QSUT-së.


Lajmi kryesor:

Goditi mjekun në krye të detyrës, arrestohet familjari i pacientit! QSUT: Dënojmë dhunën, organet të zbardhin ngjarjen


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?