Mjeku Petrit Gjorgji

Goditi mjekun në krye të detyrës, arrestohet familjari i pacientit! QSUT: Dënojmë dhunën, organet të zbardhin ngjarjen

20 Shkurt 2021, 08:40| Përditesimi: 20 Shkurt 2021, 13:19

  • Share

Një 24-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia pasi ka goditur një mjek në krye të detyrës në QSUT.  Bëhet fjalë për mjekun Petrit Gjorgji i cili dhunuar sot në QSUT nga një familjar i një pacienti.

Në pranga ka rënë L. B., 24 vjeç. I riu është arrestuar nga Komisariati i Policisë Nr.4 në kryeqytet por nuk dihen detajet se pse ka ndodhur përplasja mes tyre.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. B., 24 vjeç, pasi për shkak të detyrës ka goditur mjekun e një spitali”, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Ora 13:16
Goditi mjekun dhe u arrestua, QSUT: Dënojmë dhunën, pacienti ra nga krevati, po e ndihmonim! Organet të zbardhin ngjarjen

QSUT ka dënuar dhunën që familjari i një pacienti ka ushtruan nga një mjeku, i cili po ndihmonte një pacient të ngrohej pasi kishte rënë nga krevati. QSUT tha se të tilla akte nuk duhet të ndodhin dhe kërkojnë  nga organet kompetente të zbardhin ngjarjen.

"Sqarojmë se incidenti ka ndodhur pasi mjeku ka qenë duke ndihmuar një pacient të shtruar në Njësinë e Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme i cili kishte rënë nga krevati. Rezulton se familjari i pacientit ka sulmuar mjekun ndërkohë që ky i fundit ka qenë duke dhënë ndihmë tek pacienti. Pas kallëzimit nga ana e mjekut, kjo çështje po ndiqet nga organet kompetente. Drejtoria e QSUNT dënon aktin e dhunës të ushtruar ndaj mjekut  dhe u bën thirrje organeve kompetente të zbardhin ngjarjen. I bëjmë apel opinionit publik, të mirëkuptojnë dhe përkrahin bluzat e bardha gjatë punës së tyre, të cilët pavarësisht situatave të krijuara, në asnjë rast nuk neglizhojnë misionin e tyre human për shpëtimin e jetëve njerëzore", thuhet në reagimin e QSUT-së.

Ora 10:19
U godit nga familjari i një pacienti, ky është mjeku që u dhunua në QSUT

1613813045_PetritGjorgji.jpg

Petrit Gjorgji quhet mjeku që është dhunuar sot në QSUT nga një i ri. Ai është mjek te urgjenca e sëmundjeve të brendshme.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turp: 20/02/2021 15:09

    Ky eshte turp. Kjo s’mund te vazhdoje me me mjeket. Ky i “riu” debil duhet te futet ne burg. Ky eshte rezultat i imoralitetit te shoqerise. Ska me asnje parim. Mungese torale e shtetit per te mbrojtur perfaqsuesit e tij. Te rrahesh mjekun nuk ndodh ne asnje vend te botes. Kur njerezit jane te paedukuar nderhyn shteti dhe i edukon me dhune. Dmth ky i papergjegjshem qe godet mjekun duhet te perfundoje ne burg. Me qe skane respekt per mjeket le ti cojne familjaret jke hoxha se u con kollaj ne boten tjeter. Pa mundim fare.

    Përgjigju
    • Pjeter: 20/02/2021 18:08

      Jam dakord edhe une,edhe kur mjeket sharlatane vrases,arrogante,e ne shume raste te pa afte, qe po nuk pagove te nisib pa u tronditur drejt varrezave,duhet te flaken nga strukturat publike dhe te perfundojne ne burg.Ne asnje vend te botes nuk gjen korrupsionin qe eshte ne mjekesine Shqiptare,dhe shteti duhet te perdore forcen e ligjit per te edukuar edhe Prifrerinjte e Hoxhallaret qe popullojne Shendetesise Shqiptare, dhe qe pretendojne me force dhuratat, mundesisht ne valute te huaj nga ata qe fatkeqesisht behen pacientet e tyre,ndryshe reagimet e dhuneshme eshte veshtire ti ndalosh.

  • Fshati: 20/02/2021 09:37

    Djale i mbare u ka dashur me i dhane lek jo grushta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?