Sport

Gol në frymën e fundit, Laçi 'ul me këmbë në tokë' Kukësin! Egnatia-Skënderbeu mbyllet në paqe! Javën e tretë e fiton ''barazimi'

27 Shtator 2021, 15:56| Përditesimi: 27 Shtator 2021, 16:36

  • Share

Në momentet e fundit të ndeshjes Laçi i ka ndërprerë Kukësit ecurinë e fitoreve në këtë fillimsezoni. Në sfidën e lujtur në Kamëz 90 minutat u mbyllën me shifrat 2-2, ndërsa vlen për t’u theksuar se kurbinasit barazuan shifrat në ekstremin e lojës.

Ky barazim padiskutim që zhgënjen të dy palët, por nga mënyra si rrodhën ngjarjet Kukësi është skuadra që la dy pikë, pasi në minutën e 58 udhëhiqte 0-2 falë golave të Milunovic dhe Edi Bashës. Nga ana tjetër Laçi shkurtoi përkohësisht me Zarubicën, ndërsa po i njëjti autor realizoi për 1 pikë në minutën e 5 shtesë.

Pas 3 javësh kampionat Kukësi udhëheq kampionatin me 7 pikë, ndërsa për Laçin kjo ishte pika e dytë në 3 ndeshjet e para.

Ndërkohë edhe përballja tjetër e ditës së sotme e zhvilluar në Rrogozhinë mes Egnatias dhe Skënderbeut është mbyllur në barazim, por me shifrat 1-1. Pedro realizoi fillimisht për vendasit, ndërsa në minutën e 18 Elvi Berisha barazoi shifrat që do të mbetnin të stampuara deri në fundin e ndeshjes. Në pjesën e dytë rrogozhinasit patën shumë pretendime për disa episode, por ‘VAR’ nuk i dha asnjëherë të drejtë.

Me dy ndeshjet e ditës së hënë mbyllet edhe java e 3 e Superligës, por vlen për t’u theksuar fati se të pesta sfidat janë mbyllur në barazim.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?