Ekipi i Tottenham

Gola, emocione dhe spektakël pafund, Tottenham shkatërron 2-6 Everton-in në “Premier League”

23 Dhjetor 2018, 20:03| Përditesimi: 23 Dhjetor 2018, 21:05

  • Share

Vendasit e nisën furishëm lojën duke realizuar golin e parë në minutën e 21-të me autor Theo Walcot. Nuk vonoi reagimi i miqve të cilët arritën të barazonin në minutën e 27-të me koreanin Son. “Spursat” nga ky moment ndryshuan ritmin e lojës dhe pa kaluar gjatë përmbysën shifrat me një aksion model të finalizuar nga Ali. 

Më tej Everton nuk e priti mirë këtë disavantazh dhe u përpoq të reagonte për të barazuar, por ‘spursat’ u mbrojtën mirë. Kur mbetën edhe 3-minuta nga përfundimi i pjesës së parë erdhi goli i 3 nga të besuarit e Pochetino-s me protagonist ‘bomberin’ Harry Kane. Në fraksionin e dytë të lojës loja e bukur e Tottenham u shpërblye edhe me golin e katërt të realizuar nga Eriksen.

U duk se gjithçka ishte e vulosur, por Everton dha shenja jete duke shkurtuar sërish rezultatin dhe duke e dërguar atë në 2-4. Gjithsesi Tottenham ishte mjaft i përgatitur dhe nuk e pati të vështirë të realizonte fillimisht golin e pestë dhe më pas edhe të gjashtin. Me këtë fitore Tottenham renditet në vendin e tretë në kuotën e 42 pikëve, 6 më pak se Liverpool-I kryesues.

Everton vs Tottenham Hotspur 2-6

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?