GOLAT/ 6 fitore në 6 ndeshje në 2024, Arsenal s'e kursen Newcastle në Londër! Lufta për titull mbetet e nxehtë

25 Shkurt, 10:01| Përditesimi: 25 Shkurt, 12:45

  • Share

Arsenal ka treguar supermaci në supersfidën e javës në Premier League, duke mposhtur në Londër 4-1 Neëcastle. “Topçinjtë” i zhbllokuan shifrat me një autogol të Botman, ndërsa brenda pjesës së parë realizoi edhe Kai Havertz.

Në pjesën e dytë Saka dhe Kiëior gjetën shpejtë rrugën e rrjetës, duke sjellë kapitullin e vendasve, të cilët vetëm pak minuta para fundit shënuan golin e nderit. Arsenal, në 6 ndeshje të kampionatit këtë vit kalendarik ka siguruar 6 fitore, duke realizuar 25 gola në total. Për pasojë londinezët renditen në vendin e tretë në Premier League, vetëm 2 pikë më pak se Liverpooli kryesues dhe 1 pikë më pak se Manchester City i vendit të dytë.

Sa i takon Cityt të Guardiolës, kampionit në fuqi të Premier League, i mjaftoi goli i Foden për të marrë tre pikët kundër Bournmouth. Anglezi realizoi në minutën e 24 dhe deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar.

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?