Wolves 2-1 Man. City, Haaland në dyluftim

GOLAT/ Manchester City pëson humbjen e parë dhe sheh t'i 'dridhet' kreu, United s'e njeh më turpin në Premier League! Tottenham mposht 2-1 Liverpoolin

30 Shtator 2023, 20:48
  • Share

Premier League e futbollit në Angli është në javën e shtatë. Këtë të shtunë gjithçka u hap në orën 13:30, aty ku Aston Villa mposhti 6-1 skuadrën e Brighton. Në Birmingham, vendasit u treguan të pamëshirshëm kundër "Hirushes" së sezonit të shkuar. Këtë javë Manchester City pësoi humbjen e parë 2-1 nga Wolves, United u mposht 0-1 në shtëpi nga Palace, teksa tri pikë mori edhe Arsenali. Në 18:30 Tottenham fitoi 2-1 kundër Liverpoolit.

Në "Villa Park" në Birmingham, Aston Villa fitoi 6-1 kundër Brighton, me vendasit që u duk se luajtën tenis në këtë duel. Uatkins edhe njëherë ishte hero te Villa, duke shënuar tripletë në këtë takim. Gjithçka u hap nga ai në minutat 14 dhe 21, ndërsa pjesa e parë u mbyll 3-0 pas autogolit të Estupinian. Në pjesën e dytë Brighton shkurtoi me Ansu Fati në minutën e 50-të, teksa më pas Uatkins, Ramsey dhe Douglas i dërguan shifrat në 6-1. Me këtë sukses, Aston Villa barazon me 15 pikë Brighton dhe që për momentin ndajnë vendet tre dhe katër në Premier League.

Në "Molineux", Wolverhampton fitoi 2-1 kundër Manchester City-t, duke bërë që në javën e shtatë të Premier League-s, djemtë e Guardiolës të pësonin humbjen e parë sezonale. Ndeshja për "Ujqit" u hap nga autogoli i Dias, me mbrojtësin e City-t që shënoi në portën e vet në të 13 minutë. Në pjesën e dytë ishte Julian Alvarez që me një supergol vendosi ekuilibrat për 1-1, teksa Hee-Chan në minutën e 66 shënoi golin e fitores për vendasit. Me këtë fitore, Wolves shkon në kuotën e shtatë pikëve për vendin e 13 momental. City me 18 pikë ende mban kreun, duke pritur rezultatet e rivalëve.

Në "Old Trafford" Manchester United humbi 0-1 me Crystal Palace për javën e shtatë në Premier League. Djemtë e ten Haag humbasin sërish para tifozëve të tyre, ndërsa miqtë nga Londra dalin me tri pikë falë golit të Andersen në minutën e 25-të të ndeshjes. Tanimë me 11 pikë dhe vendin e nëntë, Palace lë me nëntë pikë një pozicion më poshtë "Djajtë".

Në "Vitality Stadium", Bournemouth vendas humbi 0-4 me Arsenalin për javën e shtatë në Premier League. Djemtë e Artetës u dukën të relaksuar dhe nuk humbën kohë duke shënuar me Bakary Saka në minutën e 17-të të takimit. Odegaard në të 44 minutë nga penalltia i dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-2. Duhej minuta e 53-të që Kai Havertz të gjente golin e parë personal me Arsenalin dhe të tretin e ndeshjes për rezultatin final 0-3, po nga penalltia. Në fund Odegaard aistoi për White, me këtë të fundit që i dërgoi shifrat në 0-4. Pa asnjë humbje këtë sezon, Arsenali mban vendin e dytë dhe kërcënon kryesuesit e Man. City.

Tottenham fitoi 2-1 kundër Liverpool për javën e shtatë në Premier League. Dueli i zhvilluar në Londër u vendos vetëm në sekondat e fundit, me sfidën që ishte mes dy skuadrave që nuk kishin humbje në kampionat. Dueli nisi malore për miqtë, me Jones që u ndëshkua me karton të kuq pas 26 minutave lojë, si pasojë e një ndërhyrje të rëndë.

Ishte Son që në minutën e 36 zhbllokoi shifrat duke kaluar Spurs në avantazh. Me pas Gakpo barazoi për miqtë në minutën 45+4, teksa më herët Liverpoolit iu anulua një gol për pozicion jashtë loje. Në pjesën e dytë, Diego Jota u largua me të kuq pas dy kartonave të verdhë, duke lënë Liverpoolin me nëntë lojtarë.

Nga kjo përfitoi Tottenham që gjeti golin e fitores. Matip me autogol në 90+6' i dha tri pikë Spursave, që ngjiten në vendin e dytë (17 pikë). Liverpool me 16 pikë qëndron i katërti, duke mos përfituar nga humbja e Man. City kryesues. Me një fitore të kuqtë e Klopp do e gjenin veten në krye të Premier League.

Premier League - java 7 - e shtunë:

Aston Villa 6-1 Brighton (Uatkins 14', 21', 65', Estupidian 26' (og), Ramsey 85', Luiz 90+7' / Ansu Fati 50')

16:00

Bournemouth 0-4 Arsenal (Saka 17', Odegaard 44', Havertz 53', White 90+3')

Everton 1-2 Luton (Calvert-Lewis 45' / Lockyer 24', Morris 31')

Man. United 0-1 Crystal Palace (Andersen 25')

Newcastle 2-0 Burnley (Almiron 14', Isak 76')

West Ham 2-0 Sheffield United (Bowen 24', Soucek 37')

Wolves 2-1 Man. City (Dias 13' (og), Hwang Hee-Chan 66' / Alvarez 58')

18:30

Tottenham 2-1 Liverpool (Son 34', Matip 90+6' (og) / Gakpo 45+4')

Renditja:

Ora 20:41
VIDEO/ Tre gola dhe dy kartona të kuq, Tottenham fiton 'in-extremis' kundër Liverpool! Të kuqtë humbasin mundësinë për kreun e Premier League

Tottenham fitoi 2-1 kundër Liverpool për javën e shtatë në Premier League. Dueli i zhvilluar në Londër u vendos vetëm në sekondat e fundit, me sfidën që ishte mes dy skuadrave që nuk kishin humbje në kampionat. Dueli nisi malore për miqtë, me Jones që u ndëshkua me karton të kuq pas 26 minutave lojë, si pasojë e një ndërhyrje të rëndë.

Ishte Son që në minutën e 36 zhbllokoi shifrat duke kaluar Spurs në avantazh. Me pas Gakpo barazoi për miqtë në minutën 45+4, teksa më herët Liverpoolit iu anulua një gol për pozicion jashtë loje. Në pjesën e dytë, Diego Jota u largua me të kuq pas dy kartonave të verdhë, duke lënë Liverpoolin me nëntë lojtarë.

Nga kjo përfitoi Tottenham që gjeti golin e fitores. Matip me autogol në 90+6' i dha tri pikë Spursave, që ngjiten në vendin e dytë (17 pikë). Liverpool me 16 pikë qëndron i katërti, duke mos përfituar nga humbja e Man. City kryesues. Me një fitore të kuqtë e Klopp do e gjenin veten në krye të Premier League.

Ora 18:01
VIDEO/ Wolves 'kafshojnë' Man. City-n dhe i shkaktojnë humbjen e parë këtë sezon

Në "Molineux", Wolverhampton fitoi 2-1 kundër Manchester City-t, duke bërë që në javën e shtatë të Premier League-s, djemtë e Guardiolës të pësonin humbjen e parë sezonale. Ndeshja për "Ujqit" u hap nga autogoli i Dias, me mbrojtësin e City-t që shënoi në portën e vet në të 13 minutë. Në pjesën e dytë ishte Julian Alvarez që me një supergol vendosi ekuilibrat për 1-1, teksa Hee-Chan në minutën e 66 shënoi golin e fitores për vendasit. Me këtë fitore, Wolves shkon në kuotën e shtatë pikëve për vendin e 13 momental. City me 18 pikë ende mban kreun, duke pritur rezultatet e rivalëve.

Ora 17:59
VIDEO/ Arsenal me hap kampioni, 'poker' Bournemouth-it në transfertë

Në "Vitality Stadium", Bournemouth vendas humbi 0-4 me Arsenalin për javën e shtatë në Premier League. Djemtë e Artetës u dukën të relaksuar dhe nuk humbën kohë duke shënuar me Bakary Saka në minutën e 17-të të takimit. Odegaard në të 44 minutë nga penalltia i dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-2. Duhej minuta e 53-të që Kai Havertz të gjente golin e parë personal me Arsenalin dhe të tretin e ndeshjes për rezultatin final 0-3, po nga penalltia. Në fund Odegaard aistoi për White, me këtë të fundit që i dërgoi shifrat në 0-4. Pa asnjë humbje këtë sezon, Arsenali mban vendin e dytë dhe kërcënon kryesuesit e Man. City.

Ora 17:58
Manchester United në krizë, Palace e mposht në mitikun 'Old Trafford' (VIDEO)

Në "Old Trafford" Manchester United humbi 0-1 me Crystal Palace për javën e shtatë në Premier League. Djemtë e ten Haag humbasin sërish para tifozëve të tyre, ndërsa miqtë nga Londra dalin me tri pikë falë golit të Andersen në minutën e 25-të të ndeshjes. Tanimë me 11 pikë dhe vendin e nëntë, Palace lë me nëntë pikë një pozicion më poshtë "Djajtë".

Ora 16:02
VIDEO/ 'Hirushja' e Premier League befasohet në udhëtim, Aston Villa i shënon gjashtë gola

Në "Villa Park" në Birmingham, Aston Villa fitoi 6-1 kundër Brighton, me vendasit që u duk se luajtën tenis në këtë duel. Uatkins edhe njëherë ishte hero te Villa, duke shënuar tripletë në këtë takim. Gjithçka u hap nga ai në minutat 14 dhe 21, ndërsa pjesa e parë u mbyll 3-0 pas autogolit të Estupinian. Në pjesën e dytë Brighton shkurtoi me Ansu Fati në minutën e 50-të, teksa më pas Uatkins, Ramsey dhe Douglas i dërguan shifrat në 6-1. Me këtë sukses, Aston Villa barazon me 15 pikë Brighton dhe që për momentin ndajnë vendet tre dhe katër në Premier League.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?