GOLAT/ Kukësi 1-1 Partizani! Tifozët futen në fushë dhe nuk lejojnë penalltinë, ndërhyn policia! Egnatia mund Dinamon dhe shkëputet në krye

16 Dhjetor 2023, 15:48| Përditesimi: 16 Dhjetor 2023, 19:07

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit filloi këtë të shtunë javën e 17-të. Me fillim nga 13:30 Kukësi dhe Partizani barazuan 1-1, teksa fundi ishte dramatik me tifozët që u futën në fushë dhe nuk lejuan për pak çaste Muratajn të godiste penalltinë. Në fund policia u fut në fushë dhe kur gjithçka u qetësua, kapiteni i Partizanit gaboi nga pika e bardhë. Po sot, në 17:00 Dinamo humbi 1-2 me Egnatian në "Niko Dovana". Nesër luhen tre ndeshjet e radhës ku spikat Tirana - Vllaznia.

Në stadiumin "Kukës Arena", Kukësi dhe Partizani barazuan 1-1 për javën e 17-të në Superligë. Ndeshja ishte me raste dhe në fund dramatik, për duelin që zgjati më shumë se 100 minuta dhë në këtë minutë u gabua edhe penalltia deçizive. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 0-0, teksa Kukësi zhbllokoi gjithçka në minutën e 80-të me Mario Beshiraj. Vetëm dy minuta më vonë ishte Mensah që vendosi ekuilibrat. Dramatike ishte shtesa, ku edhe me ndihmën e VAR u akordua një penallti nga arbitri.

Ndërhyrja e Tafas ndaj Mehsah u cilësua e parregullt, me Murataj që u paraqit nga pika e bardhë. Në këtë kohë protestat ishin të shumta, me tifozët dhe persona të paautorizuar që u futën në fushë. Duhej ndërhyrja e policisë dhe sigurisë që situata të qetësohej, ndërsa në minutën e 101 Murataj gaboi nga penalltia duke goditur traun e portës, për Partizanin që merr barazimin e gjashtë radhazi. Me 32 pikë "Demat" renditen në pozitën e dytë, ndërsa Kukësi me 18 pikë merr vendin e shtatë.

Në stadiumin "Niko Dovana" të Durrësit, Dinamo humbi 1-2 me Egnatian. Miqtë nga Rrogozhina sigurojnë tri pikë me peshë dhe pas barazimit të Partizanit tanimë janë në krye të Superligës, pesë pikë më shumë se "Demat". Zejnullai kaloi Egnatian në avantazh pas 18 minutave lojë, teksa Zabërgja vendosi ekuilibrat në mesin e pjesës së dytë (67'). Ishte Isgandarli që në të 80' shënoi golin që i dha fitoren djemve të Edlir Tetovës. Tanimë Egnatia me 37 pikë mban kreun e Superligës, pesë më shumë se Partizani.

Superliga, java 17-të:

E shtunë:

13:30 Kukësi 1-1 Partizani

17:00 Dinamo 1-2 Egnatia

E dielë:

13:30 Tirana - Vllaznia

13:30 Erzeni - Teuta

17:00 Skënderbeu - Laçi

Renditja:

Ora 19:04
Egnatia përfiton nga barazimi i Partizanit, mund 1-2 Dinamon dhe 'arratiset' në krye


Në stadiumin "Niko Dovana" të Durrësit, Dinamo humbi 1-2 me Egnatian. Miqtë nga Rrogozhina sigurojnë tri pikë me peshë dhe pas barazimit të Partizanit tanimë janë në krye të Superligës, pesë pikë më shumë se "Demat". Zejnullai kaloi Egnatian në avantazh pas 18 minutave lojë, teksa Zabërgja vendosi ekuilibrat në mesin e pjesës së dytë (67'). Ishte Isgandarli që në të 80' shënoi golin që i dha fitoren djemve të Edlir Tetovës. Tanimë Egnatia me 37 pikë mban kreun e Superligës, pesë më shumë se Partizani.

Ora 16:09
VIDEO/ Partizani 'abonohet' me barazimet, Kukësi i ndal 1-1! Tifozët dhe policia në fushë, dueli zgjat 101 minuta


Në stadiumin "Kukës Arena", Kukësi dhe Partizani barazuan 1-1 për javën e 17-të në Superligë. Ndeshja ishte me raste dhe në fund dramatik, për duelin që zgjati më shumë se 100 minuta dhë në këtë minutë u gabua edhe penalltia deçizive. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 0-0, teksa Kukësi zhbllokoi gjithçka në minutën e 80-të me Mario Beshiraj. Vetëm dy minuta më vonë ishte Mensah që vendosi ekuilibrat. Dramatike ishte shtesa, ku edhe me ndihmën e VAR u akordua një penallti nga arbitri.

Ndërhyrja e Tafas ndaj Mehsah u cilësua e parregullt, me Murataj që u paraqit nga pika e bardhë. Në këtë kohë protestat ishin të shumta, me tifozët dhe persona të paautorizuar që u futën në fushë. Duhej ndërhyrja e policisë dhe sigurisë që situata të qetësohej, ndërsa në minutën e 101 Murataj gaboi nga penalltia duke goditur traun e portës, për Partizanin që merr barazimin e gjashtë radhazi. Me 32 pikë "Demat" renditen në pozitën e dytë, ndërsa Kukësi me 18 pikë merr vendin e shtatë.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?