Lukaku feston golin me Napolin

GOLAT/ Napoli kalon 3-1 Comon dhe shkëputet në krye të Serie A, Verona ‘përmbyt’ Venezian

5 Tetor, 10:03| Përditesimi: 5 Tetor, 10:05

  • Share

ITALI - Serie A e futbollit filloi të premte me raundin e shtatë. Në program ishin dy sfida që prodhuan shtatë gola. Napoli fitoi 3-1 kundër Comos, ndërsa Verona përmbysi 2-1 Venezian.

Në ‘Maradona’, Napoli siguroi tri pikë që e shkëpusin në krye të Serie A, të paktën për pak orë sa të kompletohet xhiroja e plotë e këtij raundi. Djemtë e Contes kaluan në epërsi pas 24 sekondave me McTominay, kjo pas asistit të Lukakut. Më pas Como barazoi me Strefezza, për ta mbyllur në barazim pjesën e parë.

Nisja e së dytës solli edhe golin e Lukakut nga pika e bardhë e penalltisë, teksa ‘vulën’ tri pikve ia vendosi David Neres katër minuta nga fundi. Dy asiste dhe një gol për Lukakun, që po kthehet në idhullin e ri të tifozëve.

Pas këtij suksesi Napoli ngjitet në kuotën e 16 pikëve për vendin e parë, katër më shumë se Juventusi që ka një ndeshje më pak.

Në ‘Bentegodi’, Verona përmbysi 2-1 Venezian. Ishin miqtë që kaluan në epërsi pas tre minutave lojë me Oristanio, ndërsa Tengstedt barazoi pas gjashtë minutave. Autogoli i Joronen vendosi fitoren e vendasve vetëm në minutën e 81.

Këtë të shtunë Serie A ka në program tre sfida. Në 15:00 luhet Udinese – Leçe, në 18:00 Atalanta – Genoa dhe në 20:45 Inter – Torino.

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?