Serie A e futbollit është në raundin e tetë. Kjo e diel sportive nisi në orën 12:30, me Napolin që fitoi 0-1 kundër Empolit për t'u rikthyer në krye të renditjes. Ndërkohë Berat Gjimshiti luajti titullar për Atalantën, me bergamaskët që fituan 0-2 kundër Venezias. Kapiteni i Kombëtares ishte ndër më të mirët në fushë. Leçe e Ylber Ramadanit u mposht thellë 0-6 nga Fiorentina, me shqiptarin që luajti 75 minuta. Mbrëmja kulmoi me Roma 0-1 Inter. Zikaltërit ndjekin Napolin falë golit të Lautaros.
Në "Carlo Castellani", Empoli vendas nuk mundi të ndalte Napolin. Ishim miqtë që fituan 0-1 me golin e Kvaratskhelia në minutën e 63 nga penalltia. Paçka humbjes, te Empoli mbrojtësi Ardian Ismajli bëri një paraqitje të mirë dhe ndali Lukakun. Napoli me këtë sukses merr kreun e renditjes.
Në "Olimpico" Roma vijon për të tetin vit radhazi mos mposhtë dot Interin, duke humbur 0-1. Një gol Lautaro Martinez në minutën e 60-të vendosi ndeshjen dhe Interi siguron tri pikët e plota paçka se në 27 minutat e para të ndeshjes kryen dy zëvendësime të detyruara, me Calhanoglu dhe de Vrij që dolën jashtë. Inter me 17 pikë mban vendin e dytë, dy më pak se Napoli. Ndërkohë Roma me dhjetë pikë mban vendin e dhjetë. 12 tetor 2016, kjo ka qenë fitorja e fundit e Romës kundër Interit në 'Olimpico'.
Serie A, raundi 8-të:
E diel, 20 tetor 2024
12:30 Empoli 0-1 Napoli
15:00 Leçe 0-6 Fiorentina
15:00 Venezia 0-2 Atalanta
18:00 Cagliari 3-2 Torino
20:45 Roma 0-1 Inter
Renditja:
Në "Olimpico" Roma vijon për të tetin vit radhazi mos mposhtë dot Interin, duke humbur 0-1. Një gol Lautaro Martinez në minutën e 60-të vendosi ndeshjen dhe Interi siguron tri pikët e plota paçka se në 27 minutat e para të ndeshjes kryen dy zëvendësime të detyruara, me Calhanoglu dhe de Vrij që dolën jashtë. Inter me 17 pikë mban vendin e dytë, dy më pak se Napoli. Ndërkohë Roma me dhjetë pikë mban vendin e dhjetë. 12 tetor 2016, kjo ka qenë fitorja e fundit e Romës kundër Interit në 'Olimpico'.
Roma dhe Inter përballen këtë të diel në 20:45 në "Olimpico" për raundin e tetë në Serie A. Ivan Juric dhe Simone Inzaghi kanë zbardhur edhe formacionet zyrtare të ndeshjes.
ROMA (3-4-2-1): Svilar; Mancini, N'Dicka, Angelino; Celik, Cristante, Kone, Zaleuski; Dybala, Pellegrini; Dovbyk. Trajner: Juric
INTER (3-5-2): Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhytarian, Dimarco; Thuram, Lautaro Martinez. Trajner: Inzaghi