Premier League e futbollit në Angli ka nisur këtë të martë me javën e 19-të, ose Boxing Day. Duke nisur nga ora 13:30 në "St. James Park", Newcastle u mund 1-3 nga Nottingham Forest. Pas shtatë ndeshjeve të fundit pa fitore dhe me vetëm një pikë, emërimi i Nuno Espirito Santo në stolin e Nottingham ka dhënë efekt, me miqtë që kanë marrë tri pikë.
Dueli u zhbllokua nga Isak, që në minutën e 23 nuk gaboi nga pika e bardhë dhe kaloi Newcastelin në avantazh. Fundi i pjesës së parë solli edhe barazimin e ndeshjes me anë të Chris Wood.
Fraksioni i dytë i ndeshjes ishte më i mirë për miqtë, teksa vendasit ishin të "dehur" nga Krishtlindjet. Sërish Wood në minutën e 53 do shënonte për Nottingham me shumë finesë, për t'i dhënë epërsinë miqve. Në të 60 sulmuesi gjeti tripletën dhe golin e tretë për miqtë, që në fund fituan 1-3 dhe pas shtatë ndeshjeve shijojnë tri pikët.
Ndërrimi i trajnerit ka dhënë efekt në klubin e Premier League, që me këtë fitore shkon në kuotën e 17 pikëve për vendin e 16-të. Newcastle merr humbjen e dytë radhazi dhe me 29 pikë mban për momentin pozitën e shtatë.