Superliga shqiptare e futbollit mbylli javën e dhjetë, teksa këtë të shtunë gjithçka nisi në "Selman Stërmasi", aty ku Tirana vendase barazoi 1-1 me Dinamon në derbin e kryeqytetit. Në 17:00 Partizani fitoi 0-1 me Teutën dhe iu bashkua kreut, teksa në Korçë Skënderbeu barazoi 1-1 me Egnatian. Tanimë rrogozhinasit dhe Partizani kanë nga 20 pikë në krye të renditjes.
Në "Selman Stërmasi" Tirana dhe Dinamo barazuan 1-1 në derbin e kryeqytetit. Bardheblutë e Julian Ahmataj për ndeshjen e tretë radhazi nuk kanë dalë te tri pikët e plota, ndërsa marrin një barazim pas dy humbjeve. Nga ana tjetër, Dinamo me trajnerin e ri Dritan Mehmeti merr një pikë me vlerë në garën për të dalë nga zona e ftohtë. Në një atmosferë "të akullt" dhe me pak tifozë, shto këtu edhe terrenin e keq të fushës, skuadrat lanë pak vend për cilësitë teknike. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e bardhebluve, me Hasanin që shënoi në minutën e 40-të. Në pjesën e dytë ishte Denisson Silva që barazoi gjithçka në të 52 minutë. "Nëndetësja" mbeti me një lojtar më pak në të 74 minutë, me Goudiby që la Dinamon me një lojtar më pak, duke sjellë edhe acarimin e tifozëve në tribunën qëndrore, pas gjestit ofendues nga lojtari. Në fund 1-1 dhe dy skuadrat ndajnë nga një pikë. Tirana me 14 pikë mban vendin e katërt, ndërsa Dinamo sërish mban vendin e fundit me tetë pikë.
Partizani me hap kampioni. Kampionët në fuqi të vendit fituan 0-1 kundër Teutës për javën e dhjetë në Superligë. Edhe pse ndeshja luhej në "Arenën e Demave", të kuqtë ishin miq në shtëpinë e tyre. Dueli ishte i luftuar dhe me raste, teksa u vendos vetëm në "frymën e fundit". Duhej goli i Albers Kekos në të 90+2 minutë që në stadiumin e kryeqytetit të shpërthente festa. Me 20 pikë Partizani barazon kryesuesit e Egnatias, teksa Teuta me këtë humbje qëndron në kuotën e 11 pikëve në vendin e parafundit.
Skënderbeu dhe Egnatia barazuan 1-1 për javën e dhjetë në Superligë. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e Korçës ishte me emcione dhe zgjati më shumë se 90 minuta, kjo për shkak se një tifoz vendas u ndje keq gjatë lojës dhe i desh ndihma e stafeve mjekësore dhe më pas ambulancës për ta trasportuar në spital. Gjithçka sa i takon fushës u zhbllokua në minutën e tretë nga Isganderli. Sulmuesi kaloi miqtë nga Rrogozhina në avantazh, me pjesën e parë që u mbyll me këto shifra. Në fundin e ndeshjes, pikërisht të minutën e 103 ishte Ahanonu që vendosi ekuilibrat. Edhe pas këtij barazimi, Egnatia me 20 pikë mban kreun e renditjes, aq sa ka edhe Partizani ndjekës që ka një ndeshje më pak. Skënderbeu me 13 pikë mban vendin e gjashtë.
Superliga - java 10-të:
E premte:
Kukësi 1-0 Vllaznia
Erzeni 0-0 Laçi
E shtunë:
Tirana 1-1 Dinamo
17:00 Skënderbeu 1-1 Egnatia
17:00 Teuta 0-1 Partizani
Renditja: