Golem

Golemi pushtohet nga vizitorët, shëtitje në bregdet e rreze dielli të shtrirë në rërë (FOTO)

3 Maj 2020, 18:12| Përditesimi: 3 Maj 2020, 18:16

  • Share

Pavarësisht përhapjes së COVID-19, plazhi i Golemit në Durrës është pushtuar nga vizitorë këtë fundjavë.

Pushuesit nuk i kanë rezistuar dot rrezeve të diellit dhe kanë kaluar pak kohë në plazhin e Golemit.
disa kanë preferuar një shëtitje në breg, e disa të tjerë janë shtrirë në rërë për t'u nxirë.

Edhe pse kjo fundjavë ka qenë vetëm për të moshuarit dhe prindërit me fëmijët, në plazh është parë çdo grupmoshë pa përjashtim.

Pas qëndrimit në shtëpi për një kohë të gjatë, moti mirë ka favorizuar personat që kanë detin afër.

Një pjesë e bregdetit po restaurohet për të pritur sezonin turistik.

Në kohë normale duhet të ishim në fillim sezoni, por situata pandemike e ka lënë një çështje të hapur fillimin e saj dhe masave të rrepta që do të merren.

Golemi pushtohet nga pushuesit, shëtitje në bregdet e rreze dielli në rërë
8/15
Komento

Komente

  • A. N.: 04/05/2020 08:09

    Plazh i thencin sepse vetem germadha, pedalo cope cope, cadra te shkaterruara, pisllek dhe rrjeta per peshkim.

    Përgjigju
  • Arti: 03/05/2020 18:29

    ,,rregullojeni plazhin mor maskarenj ,,,asnje investim nuk beni ne plazh....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?